Kongresi Vienës ishte një moment kthese në historinë e Europës. Pas humbjes së Napoleonit, fuqitë e tjera u bashkuan për të arritur një marrëveshje paqeje afatgjatë, i cili do të ofronte stabilitet aq shumë të nevojshëm për Europën, e cila ishte dërrmuar prej dekadash të tëra luftëra. Zgjati për nëntë muaj, mes shtatorit 1814 dhe qershorit 1815 dhe ishte kryesisht për fuqitë e mbetura të Europës – Britania, Austria, Rusia dhe Prusia – që të binin dakord mbi kufijtë e rinj, të cilët nuk do i jepnin fuqi të tepruar asnjë vendi.

Kongresi mblodhi njerëzit më të pushtetshëm të Europës, në të njëjtin qytet, për pothuaj një vit. Dhe kur ata nuk merreshin me politikë, i futeshin botës së seksit, festave dhe alkoolit. Ambasadori britanik, Robert Stjuart, Lordi Kesëllri u bë i mirënjohur për policinë vieneze, për shkak të teprimeve me alkoolin. Një shembull i paharrueshëm ishte grindja mes zyrtarit britanik dhe një karrocieri pas një sherri në trafik. I pirë pasi kishte konsumuar disa shishe Bordo, ambasadori e shau karrocierin dhe e sfidoi në një ndeshje me grushta, ndërkohë që i mburrej për eksperiencën e tij në boks. Karrocieri, i cili nuk dinte anglisht, i dha një kamzhik në fytyrë anglezit dhe do ta kishte hedhur në Danub, po të mos kish ardhur policia. Përfaqësuesi kryesor i Austrisë, Princi Klemens fon Meternih, preferonte më shumë gratë se sa verën dhe pati disa marrëdhënie gjatë Kongresit. Si Cari Aleksandër, edhe diplomati britanik Frederik Lamb flinin me të dashurat e Meternikut, nën pretekstin se po i joshnin për t’u nxjerrë informacione. Edhe princi francez që ishte në anën e të humburve, de Talleyrand iu bashkua festimeve duke fjetur me një nënë dhe bijën e saj.