Shkruan: Hajriz Sejdiu

HAARP është Program i Hulumtimit të aktivitetit të lartë frekuencor auroral (The High Frequency Active Auroral Research Program- HAARP), një program hulumtues jonosferik i financuar bashkërisht nga Forcat ajrore amerikane, Marinës amerikane, i Universitetit të Alaskës dhe hulumtimit te avancuar të Agjencisë së Mbrojtjes së Projekteve.

HAARP-i shpesh herëështë cak i sulmit të teoricienëve konspirativ, të cilët pretendojnë se ky program është në gjendje të modifikojë motin, paaftësojë satelitët dhe të ushtrojë kontrollin e mendjes mbi njerëzit dhe se ky program është duke u përdorur si një armë kundër terroristëve.Disa teoricienë fajësojnë programin se ka shkaktuar tërmete, thatësi, stuhi dhe përmbytje, pastaj sëmundje të tilla si sindromi i Luftës së Gjirit dhe sindromi i lodhjes kronike, rrëzimine avionit TWA Flight 800 në vitin 1996, dhe shkatërrimin e anijes kozmike Columbia në vitin 2003.

Kur para dy vitesh shira dhe vërshime të mëdha patën goditur Serbinë,një pjesë të Bosnjës dhe një pjesë të Kroacisë duke shkaktuar humbje në jëtë njerëzish dhe dëme të mëdha materiale, disa medie dhe analistë serb për këtë fatkeqësi patën akuzuar programin dhe sistemin Amerikan HAARP të vendosur në Alaskë.Sipas tyre, Amerika me qëllim, përmes këtij programi, po krijonte fatkeqësi edhe në Ballkan e sidomos në Serbi si shenjë hakmarrjeje për përafrimin e Serbisë me Rusinë.

Pas vërshimeve të këtyre ditëve në Shkup, gjegjësisht në fshatin Hasanbeg ku jeton një përqindje e madhe e qytetarëve shqiptarë, një gazetar Maqedonas proserb dhe pro rus, antishqiptar i përbetuar, përsëri akuzoi Amerikën dhe programin HAARP si shkaktar të kësaj fatkeqësie, gjoja për të komprometuar udheheqësit shtetëror dhe klasën politike në Maqedoni si të paaftë për të menaxhuar kriza. Por cili është në të vërtetë shkaku i kësaj fatkeqësie?

Për të shkuar në fshatin Hasanbeg duhet të futesh në autostradën që të qon në Kumanovë. Pas disa kilometrash, në anën ë djathtë të autostradës ishte dhe është edhe sot një liqe i vogëli cili kishte një sipërfaqe mesatare por që asnjëherë deri më tash nuk kishte dalë nga shtrati për të vërshuar fshatrat poshtë tij. Tani me ndërtimin e autostradës, sipërfaqja e liqenitështë zvogëluar dukshëm dhe është prishur balanci i shtratit të tij. Shirat me stuhi që vazhduan për katër orë rresht javën e parë të gushtit, bënë që ky liqe të vërshojësi tërbuar (shto prrojet dhe ujrat nga malet e Karadakut), më një vëllim të paparë ujrash dhe me valën goditëse fillestare të ujit me një lartësi deri katër metra që në fshatin Hasanbeg arrinte deri në dy metra lartësi, duke marr jetëra njerëzish (deri tash 22 të konfirmuar) dhe duke shkatërruar çdo gjë para vetes. Dhe natyrshëm lind pyetja, a është ndërtimi i kësaj autostrade projekt konspirativ i qeverisë maqedonase dhe,çka do të ndodh tash e tutje me banorët shqiptarë të fshatit Hasabnbeg, pasi që tanimë ky rrezik do të jetë i përhershëm për ta?A do të ndodh de popullimi (largimi) etnik shqiptar dhe ikja e tyre nga ky vend, siç kishte ndodhur pas tërmetit të Shkupit me 26 korik të vitit 1963? Pra cili është konspiracioni këtu, Programi Amerikan HAARP apo ndërtimi i qëllimshëm i autostradës mbi një shtrat liqeni?

Se do të ndodh diqka e tillëu vërtetua edhe nga vizita që i bëmë këtij fshati ku vërehej dukshëm një diskriminim etnik dhe politik ndaj banorëve shqiptarë nga shteti Maqedon edhe gjatë (keq) menaxhimit të kësaj fatkeqësie. Në fillim të vendbanimit, aty ku banorët janë kryesisht Maqedonas, kishte shumë njësi reaguese vendore, forca ushtarake, policore, auto ambulanca, vullnetarë të Kryqit të Kuq dhe njësi reaguese nga shtetet e ndryshme si Serbia, Bullgaria dhe Greqia me mjete dhe pajisje që po kryenin operacione intenzive për të rimëkëmbur komunitetin dhe infrastrukturën e goditur, kurse për habi në pjesën ku banojnë shiptarët, pamë vetëm një ekip nga Kosova (shumë të angazhuar) me pompa thithëse që largonin ujin nga oborret dhe shtëpitë e banimit, pamë vët vetiniciativën e qytetarëve shqiptarë, dhe pamëkompani private shqiptare nga Maqedonia që po punonin vullnetarisht dhe në mënyrë humanitare.

Sa i përket vizitave të liderëve të partive politike shqiptare nga Maqedonia nëHasanbeg, nuk ka asgjë të re, ata me gjasë nuk do të vizitojnë vendin e fatkeqësisë sepse si duket,ende nuk e kanë kuptuar se aty ka ndodhur një fatkeqësi me përmasa tragjike ose do ta vizitojnë këtë vend më vonë, atëherë kur do t`u duhet edhe ndonjë votë për zgjedhjet që priten të mbahen së shpejti në Maqedoni.

Hajriz Sejdiu, Drejtor i Departamentit të Gatishmërisë në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent/MPB

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 94294 more Information to that Topic: epavarura.com/konspiracioni-haarp-apo-ndertimi-autostrades-e-shkaktoi-tragjedine-ne-hasanbeg/ […]

Comments are closed.