Sandra Bertinit, agjentes së policisë bashkiake dhe sekretares së Përgjithshme e Sindikatës së Pavarur të Funksionit Territorial Publik në Nisë, i është ndërhyrë nga eprorët e saj për të manipuluar raportin e përpiluar për sulmin terrorist Ditën e Bastijës në pedonalen e Nisës.

31-vjeçari me origjinë tuniziane shtypi 84 persona dhe la të plagosur mbi 100 të tjerë, kur vërshoi me kamionin e tij mbi turmën që ishte mbledhur në lungomaren e Nisës për të shijuar spektaklin e fishekzjarrëve ditën kombëtare të Francës.
Në ngjarjen e fundit që njollosi sigurinë e Francës, nuk kishte policë rendi, por vetëm nju makine e policisë bashkiake, edhe pse vendi është në gjendje të jashtëzakonshme. Por Bertinit iu bë presion që të mos e përfshinte një gjë të tillë në raportin e saj për ngjarjen. “Nga Parisi donin që të shkruaja se kishte më shumë policë. Një ditë pas atentatit, kabineti i ministrisë së Brendshëm më dërgoi një nëpunës në qendrën e mbikëqyrjes së kamerave, i cili më kërkonte që në raportin përfundimtar unë të shkruaja se kisha parë edhe Policinë e Shtetit në dy pika të ndryshme. Por unë i thashë se do të shkruaj vetëm atë që kam parë”, tregon ajo.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/konspiracioni-ne-nise-funksionarja-ministria-e-brendshme-presion-per-te-genjyer-ne-raport/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 86057 more Info to that Topic: epavarura.com/konspiracioni-ne-nise-funksionarja-ministria-e-brendshme-presion-per-te-genjyer-ne-raport/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: epavarura.com/konspiracioni-ne-nise-funksionarja-ministria-e-brendshme-presion-per-te-genjyer-ne-raport/ […]

Comments are closed.