Ekspertët thonë se pacienti i tyre, një burrë në mesomoshë, u dërgua në spital me dëmtime të rënda në organe të ndryshme jetësore.

Burri, emri i së cilit nuk është bërë publik nga mjekët, tha se kishte nisur të vuante nga anoreksia dhe dhimbje të shumta të pjesës abdominale, pasi nisi të konsumonte 4-5 kanaçe me pije energjike çdo ditë, në mënyrë që të kishte energji ndërsa ishte në punë.

Ai kishte përzierje dhe të vjella. Fillimisht mendoi se këto simptoma i dedikoheshin gripit apo ndonjë ftohjeje të mundshme, por u alarmua pasi vuri re që lëkura e tij po bëhej si e verdhë.

Mjekët e University of Florida College of Medicine treguan publikisht rastin dhe u shprehën se këto ishin simptoma të hepatitit akut, një sëmundje e rëndë për zhvillimin e jetesës.

Hepatiti zakonisht shkaktohet nga konsumi i tepërt i alkoolit apo përdorimi i drogës, por pacienti tregoi se ai nuk konsumonte asnjëherë alkool apo cigare, e aq më pak drogë.

Zakoni i tij ishte konsumi i pijeve energjike. Sipas mjekëve, shkaktari kryesor i hepatitit është overdoza me vitaminën B3, e njohur si niacin, e cila gjendet në përqindje të lartë tek pijet energjike.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 18098 more Information to that Topic: epavarura.com/konsumoni-pije-energjike-rrezikoni-fatin-e-ketij-50-vjecari/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: epavarura.com/konsumoni-pije-energjike-rrezikoni-fatin-e-ketij-50-vjecari/ […]

Comments are closed.