Koreja e Jugut dhe Irani nënshkruan 19 marrëveshje tregtare, duke përfshirë marrëveshjet e energjisë, gjatë vizitës së parë tre ditore të presidentit të Koresë së Jugut Park Geun-Hye në Teheran në periudhën e pas-sanksioneve ndaj Iranit.

Nëntëmbëdhjetë Memorandumet e Mirëkuptimit mbulojnë sfera të gazit natyror, rafinerisë, petrokimisë, ekonomisë, sigurimeve, energjisë elektrike, transportimit marinar dhe në përmirësimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve.

“Kemi vendosur që të rrisim vëllimin tregtar mes dy vendeve nga 6 miliardë dollarë në 18 miliardë dollarë”, u shpreh presidenti Rouhani në konferencën e përbashkët për media. Park arriti në Teheran gjatë të dielës ku u takua me Rouhanin në pallatin Saad Abad. Me sanksionet e hequra më 16 janar, Teherani dëshiron të rifillojë pozitën e një lojtari energjetik.

6 COMMENTS