Zëdhnësi i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut deklaroi se ky vend është i përgatitur për lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale në çdo kohë dhe në çdo vend.

Ai shtoi se Koreja e Veriut ndodhet nën kërcënimet ushtarake dhe bërthamore të SHBA-së dhe në këtë kuadër, duke prodhuar të tilla raketa shton forcën e saj mbrojtëse. “Nëse SHBA nuk do të ndiqte politika armiqësore dhe nuk do të kërcënonte sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Koresë së Veriut, Peniani nuk do të detyrohej të prodhonte të tilla raketa dhe as të kryente testime bërthamore” – shtoi ky funksionar koreano-verior.

5 COMMENTS

Comments are closed.