Aleanca KuqeZi po përcjell me shqetësim tele-komedinë politike për Reformën në Drejtësi.

Aleanca KuqeZi qartazi dhe publikisht i bën thirrje opozitës shqiptare dhe liderit të saj të kundërshtojë çdo presion ndërkombëtar që cënon sovranitetin e shtetit shqiptar.

Kushtetuta shqiptare parashikon si themel të demokracisë barazinë dhe pavarësinë e tre pushteteve, të qeverisë, parlamentit dhe gjyqësorit.

Përfshirja e ndërkombëtarëve në vendimarrjet e drejtësisë shqiptare duke e vendosur pushtetin gjyqësor si të ndërvarur dhe me sovranitet të kushtëzuar godet rëndë balancat e pushteteve.

Në këto kushte na lind e drejta të pyesim: Pse nuk përfshihet roli ndërkombëtarëve në vendimarrjet e qeverisë apo parlamentit?

Mos vallë ka ardhur koha pas 100 vitesh të kemi sërish një Princ Vid dhe Jo një Princ Ramë?

A do pranonte mazhoranca që në kabinetin qeveritar të kish ministra të huaj apo në parlament deputet nga BE?

Roli i ndërkombëtarve nuk mund të jetë prezent vetëm në pushtetin gjyqësor sepse Shqipëria së pari ka nevojë të reformojë sistemin politik nga i cili ndërtohen të gjitha institucionet përfshi dhe drejtësia.

Në këto kushte përfshirja e ndërkombëtarëve në vendimarrjen e reformës në drejtësi është anti-kushtetuese dhe duhet bojkotuar. Demokratët dhe e gjithë opozita duhet të bojkotojnë një proçes arbitrar dhe shantazhi kundër sovranitetit të shtetit shqiptar.
Share this:

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: epavarura.com/kreshnik-spahiu-opozita-te-bojkotoje-kuvendin-shqiperia-seshte-protektorat-nderkombetar/ […]

Comments are closed.