Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill i ka krahasuar ligjet për homoseksualët në vendet perëndimore të njëjtat me ligjet naziste. Në një intervistë për “Russia Today” ai ka folur edhe për presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

“Ajo që po ndodh në vendet perëndimore është se, për herë të parë në historinë njerëzore, legjislacioni shkon kundër natyrës morale të qenieve njerzore”. Këtë e ka thënë Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, duke iu referuar martesave në të njëjtën gjini. “Në një farë mënyrë mund ta krahasojmë me ligjin e ndarjes racore në Afrikën e Jugut ose me ligjet naziste”, ka thënë Kirill. “Ne themi se Kisha nuk mundet kurrë që të ripërcaktojë të mirën dhe të keqën, mëkatin dhe drejtësinë, por ne nuk dënojmë personat që kanë orientime të ndryshme seksuale”, u shpreh Patriarku. Më tej ai ka nënvizuar se kjo tendencë e re që po pranohet në shumë vende të botës është një kërcënim për ekzistencën e racës njerzore. Kreu i ortodoksëve ka folur edhe për luftën kundër ISIS. “Vazhdimisht dëgjojmë se koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS ka metodën e vet dhe se Rusia ka një pozicion ndryshe. Por ka ardhur momenti që mos të kemi dallime dhe kundërshtime: duhet të bashkohemi me njëri-tjetrin”, theksoi Kirill.
Patriarku ka përmendur edhe zgjedhjet amerikane. “Jam i lumtur që kam dëgjuar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ka theksuar nevojën për të luftuar radikalizmin dhe terrorizmin islamik. Në bazë të asaj çfarë ka thënë Trump gjatë fushatës elektorale, të shikojmë nëse do të bashkëpunojë me Rusinë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit”, nënvizoi Kirill në intervistën për Russia Today. Ndërsa në fund theksoi se ka shumë besim tek Trump se do t’i përmirësojë ndjeshëm mardhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/kreu-kishes-ortodokse-ruse-ne-perendim-legjislacioni-shkon-kunder-natyres-morale-te-qenieve-njerzore/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: epavarura.com/kreu-kishes-ortodokse-ruse-ne-perendim-legjislacioni-shkon-kunder-natyres-morale-te-qenieve-njerzore/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you will find 9789 additional Info on that Topic: epavarura.com/kreu-kishes-ortodokse-ruse-ne-perendim-legjislacioni-shkon-kunder-natyres-morale-te-qenieve-njerzore/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/kreu-kishes-ortodokse-ruse-ne-perendim-legjislacioni-shkon-kunder-natyres-morale-te-qenieve-njerzore/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: epavarura.com/kreu-kishes-ortodokse-ruse-ne-perendim-legjislacioni-shkon-kunder-natyres-morale-te-qenieve-njerzore/ […]

Comments are closed.