I ftuar në “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus, kryetari i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, Justinian Topulli ka folur për ndalimin e besimtarëve, ditën e ndeshjes me Izraelin. Sipas tij, ndalimi i këtyre personave ishte një shkelje e të drejtave të njeriut.

“Ditën e ndeshjes, mes të tjerëve, edhe dy kolegë të moj hoxhallarë janë shoqëruar dhe janë mbajtur për mbi 12 orë në komisariat. Më thanë që nuk kishte asnjë lloj akuze apo arsye përse i kanë ndaluar. Ju janë bërë disa pyetje rutinë dhe në fund iu thanë që kjo është një masë parandaluese për arsye të ndeshjes. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut. Pasi kanë kaluar 10 orë, i kanë dërguar në një komisariat tjetër, pasi kalohej orari e i duhej të paraqisnin një akuzë, që nuk e kishin. Për sa i përket arrestimeve në Shkodër, unë nuk e di, por për ndalimet që janë bërë ditën e shtunë, ata persona që unë njoh jo vetëm që nuk kanë prirje radikale ekstremiste, por përkundrazi kanë ndikuar që njerëzit të mos shkojnë në Siri”, tha Topulli.

Teologu Topulli sqaroi më tej, se besimtarët myslimanë kanë njëlloj pasigurie dhe hezitimi për të folur, që vjen nga frika e hakmarrjes nga organet kompetente. Sipas tij, kjo frymë anti- islame po kthehet në vetë censurim për besimtarët.

“Për mendimin tim, ka një mungesë të theksuar profesionalizmi nga organet e sigurisë, qoftë në organet e shërbimit informativ kombëtar apo dhe në organet që merren me mbledhjen e informacioneve, në trajtimin e çështjeve fetare, veçanërisht ato islame. Kjo mund të jetë edhe për faj të myslimanëve, që janë homogjenizuar dhe kanë një vetë censurim për mos të qenë të hapur.

Dhe mua më kanë survejuar për një kohë. Ma kanë thënë vet njerëzit që më kanë ndjekur, deri sa e vërtetuan që nuk isha rrezik”,tha Topulli.

“Jam shumë dakord që të merren masa nëse ka një rrezik potencial, por deri ku, sepse këto janë raste të përsëritura. Nuk po them që Shqipëria është imunde ndaj rasteve terroriste, por nuk kemi asnjë rast qoftë nga shtetas të huaj apo shqiptarë, që të kenë kryer akte terroriste. Rreziku mund të jetë, por a justifikohen këto masa ekstreme,që të arrestohen mbi 100 persona e të shoqërohen në polici, e të jenë raste të përsëritura. Prandaj shumë besimtarë praktikantë kanë frikë.

Infrastruktura e terrorizmit nuk gjendet në radhën e hoxhallarëve, klerikëve apo besimtarëve myslimanë. Por duke qenë se nuk kemi asnjë rast, di të them që rreziku potencial i terrorizmit në Shqipëri është i ulët. Kërkoj nga organet kompetente që të jenë më profesionalistë në trajtimin e temave fetare dhe t’i besojnë më shumë asaj që shohin me sytë e tyre e dëgjojnë me veshët e veta”

11 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: epavarura.com/kreu-lidhjes-se-hoxhallareve-flet-per-ndalimet-e-policise-shkelje-e-te-drejtave-te-njeriut-ndaj-besimtareve/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: epavarura.com/kreu-lidhjes-se-hoxhallareve-flet-per-ndalimet-e-policise-shkelje-e-te-drejtave-te-njeriut-ndaj-besimtareve/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/kreu-lidhjes-se-hoxhallareve-flet-per-ndalimet-e-policise-shkelje-e-te-drejtave-te-njeriut-ndaj-besimtareve/ […]

  4. … [Trackback]

    […] There you can find 36639 more Information on that Topic: epavarura.com/kreu-lidhjes-se-hoxhallareve-flet-per-ndalimet-e-policise-shkelje-e-te-drejtave-te-njeriut-ndaj-besimtareve/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: epavarura.com/kreu-lidhjes-se-hoxhallareve-flet-per-ndalimet-e-policise-shkelje-e-te-drejtave-te-njeriut-ndaj-besimtareve/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: epavarura.com/kreu-lidhjes-se-hoxhallareve-flet-per-ndalimet-e-policise-shkelje-e-te-drejtave-te-njeriut-ndaj-besimtareve/ […]

Comments are closed.