Një vajzë e vogël vetëm 3 muajshe ka humbur tragjikisht jetën, pasi minj gjigantë e hëngrën për së gjalli, ndërkohë që nëna e saj e kishte lënë të vetme në shtëpi.

Ngjarja e rëndë, sipas “DailyMail”, ndodhi në Katlehong të Johannesburg, Afrika e Jugut. Nëna e saj 26-vjeçare, e cila u arrestua për neglizhencë ndaj fëmijës, u kthye në shtëpi për të gjetur të bijën të gllabëruar nga minjtë.

Fatmirësisht, binjaku i së voglës nuk pati të njëjtin fat, pasi prindërit e kishin marrë me vete, teksa kishin dalë për të pirë gjatë gjithë natës.

Duke e përshkruar skenën e horror, një fqinj tha: “Bebja do të patur një vdekje tepër të dhimbshme, pasi minjtë i kishin ngrënë gjysmën e trupit”, ndërsa shtoi: “ajo nuk meriton të jetë nënë, meriton të digjet në ferr”.

4 COMMENTS

Comments are closed.