Neo-konservatorët amerikanë të cilët lehtësuan sulmet e 11 shtatorit 2011 për të nisur luftën në Lindjen e Mesme, tani po mbështesin nominimin e presidentit të zgjedhur amerikan të sekretarit të DASH Rex Tillerson, thotë një studiues amerikan.

“Trump përsëri është rrethuar nga kriminelët e 11 shtatorit; pothuajse të gjitha emërimet e tij të rëndësishme në sektorin e politikës së jashtme janë pjesë e ekipit që përgatitën sulmet e 11 shtatorit” tha Kevin Barret, shkrimtar dhe analist politik amerikan në Madison, Wisconsin.

“Këta janë njerëzit që filluan ngjarjet e 11 shtatorit, me qëllim të nisjes së luftës  kundër islamit dhe myslimanëve dhe të invazionit në LM në emër të imperializmit dhe sidomos në emër të sionizmit ekspansionist, tha Barret për kanalin televiziv Pess Tv.

“Pra ne mund të presim ferrin në tokë nën udhëheqjen e Trump; Unë jam duke pritur një “flamur të madh të rremë “(operacion), ndoshta shkatërrimin e Kullës Trump, Kullës Serar ose diçka të këtillë; ndoshta mund të shpërthejë një bombë atomike në ndonjë qytet amerikan, duke çuar në një luftë të madhe në Lindjen e Mesme”, shtoi ai. “Kjo është axhenda e vërtetë e shumë njerëzve që janë grumbulluar rreth Trump, duke përfshirë kriminelët famëkeq të 11 shtatorit, të cilët kanë shtyrë tashmë nominimin e Tillerson për sekretar të DASH”.

Ish nënpresidenti amerikan Dick Cheney, së bashku me disa ish-zyrtarë të lartë të administratës së Gorge W. Bush, po thuhet se janë duke lobuar për Tillerson. ‘The Ëashington Post’ raportoi të premten se Cheney, politikani neo-konservator 75-vjeçar i cili u shërbeu katër presidentëve republikanë dhe kaloi 11 vjet në Dhomën e Përfaqësuesve, ka biseduar me senatorin Marco Rubio dhe disa senatorë të tjerë në mënyrë që të marrë mbështetjen e tyre për konfirmimin e Tillerson nga Senati. Robert Gates, ish-drejtor i CIA-s dhe ish sekretari i mbrojtjes, si dhe ish-sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs kanë bërë të njëjtin rekomandim. Të mërkurën, ish-sekretari amerikan i shtetit Henry Kissinger gjithashtu përshëndeti nominimin e Tillerson për sekretar të DASH. Tillerson thuhet se ka marrëdhënie të ngushta biznesi me Rusinë dhe atij iu dha çmimi “Urdhri i Miqësisë” – një nga çmimet më prestigjioze që u jepet shtetasve të huaj – nga qeveria ruse në vitin 2013.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/kriminelet-e-11-shtatorit-tashme-rrethojne-donald-trump-ja-ku-mund-ta-kryejne-operacionin-e-rreme-te-rradhes/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/kriminelet-e-11-shtatorit-tashme-rrethojne-donald-trump-ja-ku-mund-ta-kryejne-operacionin-e-rreme-te-rradhes/ […]

Comments are closed.