Sadiq Khan kyrebashkiaku i ri i Londrës e ka quajtur “injorante” kandidaturën e Donald Trampit për president të SHBA-ve.

Kjo gjë nuk ka lidhje me mua, por me miqtë e mij myslimanë, familjen time dhe kushdo që ka një të shkuar si e imja. Donal Trump ka një pikëpamje injorante ndaj Islamit, dhe pikëpamjet e tij mund të bëjnë Amerikën dhe Britaninë e Madhe një vend më të pasigurt”, tha Khan.

Ai ndër të tjera shtoi se,  “ pikëpamjet injorante të Trampit mbi islamin mund të bëjnë të dyja vendet tona më pak të sigurtë”.

Trump tha se ishte “i kënaqur” që zoti Khan do të jetë udhëheqës në Londër.

Ndërsa Khan tha për BBC se mbështet Hillary Clinton në garën e saj për Shtëpinë e Bardhë.

6 COMMENTS

Comments are closed.