Kryeipeshkvi Katolik i Këlnit ka kritikuar partinë anti-Islame të Gjermanisë, Alternativa për Gjermani (Alternative for Deutchsland) (AfD).
Kushdo që denigron muslimanët si udhëheqja e Partisë Alternativa për Gjermani (Alternative for Deutchsland) (AfD) duhet të kuptojnë se dhomat për lutje, namaz dhe xhamitë janë të mbrojtura në mënyrë të barabartë me kushtetutën tonë, si kishat dhe faltoret tona, tha ai.
Kushdo që thotë ‘po’ për këmbanaret e kishave duhet të thotë ‘po’ për minaret e xhamive.
Alternativa për Gjermani (Alternative for Deutchsland) (AfD) ka rritur presionin mbi Kancelaren gjermane Angela Merkel.
Në fillim të këtij muaji, nënkryetari i Partisë Alternativa për Gjermani tha për Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung se : Islami është në vetvete një ideologji politike që nuk është në përputhje me kushtetutën.
Ne jemi në favor të ndalimit të minareve, myezinëve dhe ndalimin e plotë të mbulesës Islame, shtoi von Storch, i cili është anëtar i Parlamentit Evropian.
Megjithatë, Kryeipeshkvi vë në pikëpyetje se nëse ka njeri që e merr seriozisht Partinë Alternativa për Gjermani AFD.
Ai tha: Feja Islame është në përputhje me kushtetutën gjermane ashtu siç është Judaizmi apo Krishterimi.
Ne nuk kemi nevojë për ndonjë alternativë të tillë për Gjermaninë. Liria e besimit në vendin tonë është pa alternativë.
Kjo është veçanërisht e dhimbshme për historinë gjermane, tha ai. Kurrë më nuk duhet njerëzit në këtë vend të margjinalizohen apo përndiqen për shkak të racës, përkatësisë etnike apo fetare.
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: epavarura.com/kryeipeshkvi-kelnit-ka-kritikuar-partine-anti-islame-te-gjermanise-xhamite-jane-te-barabarta-kishat/ […]
Comments are closed.