“Shqipëria ka punë por duhen profesionistë”, kështu shprehet vazhdimisht kryeministri ynë sa herë që flitet për papunësi. Pas skandalit makabër të atij “kryebashkiakut” Dibrës, kam një pyetje të drejtpërdrejtë për kryeministrin: Çfarë nënkuptoni ju me profesion?!

Sepse ky është rasti i dytë brenda pak kohësh që dy zyrtarë të lartë të Rilindjes kërkojnë favore seksuale nga vajza të reja në këmbim të një vendi të qelbur pune. Më thoni ju lutem çfarë profesioni kërkojnë këta njerëzit tuaj?
Ky akt monstruoz tregoi dhe një herë tjetër fytyrën e vërtetë të Rilindjes tuaj.
Çfarë skandaliteti,çfarë monstruoziteti, disa pleq të qelbur përdorin petkun e pushtetit për të çliruar epshet e tyre të ndyra në trupa të njomë e të freskët. Çfarë nënvlerësimi po i bëni kështu figurës së femrës xhanëm?!
Pa mendoni pak si do ndiheshit ju nëse ndonjë plakush barkderr e me trupin që i dridhet, të tentojë të bëjë diçka të tillë me motrën apo vajzën tuaj….E dhimbshme vetëm ta mendosh ë?
Imagjinoni tani si ndihet familja e asaj vajze pa llogaritur depresionin e asaj të shkretës që trokiti në zyrat tuaja…
Njerëz imoral, të ndyrë, të paskrupullt,injorant dritëshkurtër, këto solli në pushtet Rilindja juaj.
Ky është një rast që fatmirësisht për ne dhe fatkeqësisht për ju u bë publik, por sa e sa të tjerë kalojnë në heshtje pa u kuptuar…
Në mbështetje të të gjitha nënave, motrave,vajzave… në përkrahje të të gjitha FEMRAVE, jepni dorëheqjen zoti Kryeministër, me këtë akt na tregoni të paktën një gjest të vetëm drejtësie! Po ju o populli im?! Do vazhdoni të bëni sehir pas këtij veprimi makabër?! Apo sërish nuk ju prek të gjithëve?! Epo gaboheni, sërish mangët në mendim e veprim, ky akt i shëmtuar mund ti ndodhë kujtdo që përplaset nëpër zyra të tilla për të kërkuar punë,mund ti ndodhë nënës tuaj, vajzës tuaj,gruas tuaj,motrës tuaj, mua… Mund të na ndodhë të gjithëve… Më dhimbseni e njëkohësisht ju mëshiroj për qetësinë e sëmurë që tregoni në të tilla raste, kur ju duhet të ngriheni e ti shporrni këta përdhunues të ndyrë të çdo vlere morale…Apo jeni dakort me këto veprime, dhe sjellja e tyre parashtron në një tablo të qartë vetitë tuaja?! Më vjen turp e neveri që jam pjesë e një komuniteti të tillë ku protestohet vetëm për interesa personale, dhe bëhen shurdhë e qorrë për atë çka ndodh jashtë pragut portës tyre!

2 COMMENTS

Comments are closed.