Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shprehur besimin se presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, mund të punojë së bashku me të për t’i çuar në nivelin më të lartë marrëdhëniet Izrael-SHBA.

Në një komunikatë përmes të cilës e uroi republikanin për postin e presidentit, Netanyahu tha: “I sapo zgjedhur president Trump është mik i vërtetë i Shtetit të Izraelit. Mezi pres të punoj me të për të rritur sigurinë, stabilitetin dhe paqen në rajon,” transmeton Express.

Ai është shprehur i bindur se Trump dhe ai do të vazhdojnë ta forcojë aleancën unike mes dy vendeve.

“Kam besim se i sapo zgjedhuri president Trump dhe unë do të vazhdojmë ta forcojmë aleancën unike mes dy vendeve tona, e madje t’i çojmë në nivelin më të lartë marrëdhëniet tona,” ka thënë ai.

9 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 86733 more Information to that Topic: epavarura.com/kryeministri-izraelit-presidenti-sapo-zgjedhur-trump-eshte-mik-vertete-izraelit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 38828 additional Info on that Topic: epavarura.com/kryeministri-izraelit-presidenti-sapo-zgjedhur-trump-eshte-mik-vertete-izraelit/ […]

Comments are closed.