Kryeministri turk Binali Yıldırım, ka thënë në një fjalim në grup parlamentar në 29 nëntor se Turqia do të kapërcejë luhatjet e pjerrta në kurset e këmbimit, me mbështetjen e qytetarëve të saj, pasi themelet e ekonomisë turke janë të forta dhe Banka Qendrore ka marrë masa për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

‘Ne kemi qenë të kujdesshëm në lidhje me luhatjet e pjerrëta në tregjet globale dhe në kurset e këmbimit. Luhatjet e fundit globale kanë ndikuar negativisht për Turqinë, veçanërisht që nga zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Ne do të kapërcejmë luhatjet e këmbimit valutor me përkrahjen e qytetarëve tanë’, tha ai.

Ai vuri në dukje se themelet e ekonomisë së Turqisë ishin të fuqishme, dhe qeveria synon reforma që do të rrisin edhe më tej ekonominë.

‘Nuk ka rënie të rezervave valutore’

‘Përveç kësaj, Banka jonë Qendrore ka përdorur tashmë mjetet e saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve’, ka thënë Yıldırım, duke shtuar se nuk ka pasur rënie në rezervat neto të bankës së këmbimit të huaj, dhe se nuk kishte asnjë arsye për investitorët që të lënë Turqinë.

Lira turke ka humbur mbi 15 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit të SHBA-së në vitin 2016, goditur si nga forcimi i dollarit dhe nga shqetësimet e investitorëve.

‘Ne jemi duke bërë planet tona për rastin më të keq,’ tha Yıldırım, duke shtuar se Turqia do të kryejë ‘kur është e mundur’, marrëveshje në lira në vend të monedhave të huaja, si pjesë e masave për të bërë monedhën lokale më tërheqëse dhe për të ndaluar dobësimin e saj.

‘Eksportuesit tanë e blejnë monedhën e huaj nga Banka Qendrore, dhe ata tani kanë të drejtë t’i shlyejnë këto borxhe në lira. Si qeveri, ne u kemi mundësuar edhe debitorëve tanë për të paguar borxhet e tyre në lira,’ tha ai, duke shtuar se amnistia e fundit e taksave i ka mundësuar njerëzve dhe kompanive që të ristrukturojnë paratë e tyre me vlerë miliarda dollarë, duke i rikthyer kështu paratë në ekonomi.

‘Financat e Turqisë dhe sektori i saj bankar janë të forta. Ne kemi vazhduar gjthashtu të përmirësojmë klimën e investimeve,’ shtoi Yıldırım.

Shtetësia për investitorët e huaj

Kryeministri tha se investitorëve të huaj që investojnë ose blejnë prona në Turqi, mbi një kufi të caktuar, do t’u jepet shtetësia turke.

‘Ne kemi zgjeruar gjithashtu mbështetjen me karburant për fluturimet çarter. Ne do të ofrojmë një mbështetje prej 6000$ për çdo fluturim të agjencive të udhëtimit të grupit A që do të bartin turistë në disa aeroporte, duke përfshirë Antalian, Muglan, Izmirin dhe Trabzonin në vitin 2017,’ shtoi Yıldırım. / Gazeta Impakt

Burimi: Hurriyet Daily News

5 COMMENTS

Comments are closed.