Kryqëzata e Fëmijëve është një nga ngjarjet më të pazakonta që kanë ndodhur në Anglinë e mesjetës. Në vitin 1212, dhjetëra mijëra fëmijë të paarmatosur dhe të vetë-shpallur kryqtarë, u zhvendosën nga Franca veriore dhe Gjermania perëndimore drejt Tokës së Shenjtë për të rimarrë Jeruzalemin nga myslimanët.

Ndërsa nuk pat asnjë udhëzim zyrtar, e ashtuquajtura kryqëzatë rezultoi një katastrofë. Asnjë nga fëmijët që mbërriti në Tokën e Shenjtë, për shumë prej të cilëve u tha se u shitën si skllavër, dhe mijëra të tjerë nuk u kthyen më kurrë në shtëpitë e tyre. Ndërmjet shekullit XI dhe XIII, u ndërmorrën 7 kryqëzata nga të krishterët në Evropë kundër myslimanëve që kishin vënë nën kontroll Tokën e Shenjtë.

Përveç këtyre fushatave të mëdha ushtarake në Lindje, Kisha Katolike Romake udhëzoi shumë kryqëzata të vogla kundër armiqve të saj. Këto përfshinin Kryqezatën Albigensiane (1208-1241), që kishte për qëllim zhdukjen e heretikëve Katarë në jug të Francës, dhe Kryqëzatat e Veriut (1193-1290) kundër paganëve të Evropës Veriore.

Megjithatë, një nga episodet më të çuditshme në historinë e kryqëzatave është ndoshta e ashtuquajtura “Kryqëzata e Fëmijëve”, që thuhet të ketë ndodhur në vitin 1212. Sipas një burimi të shekullit XIII-të, “Kronikat Mbretërore të Këlnit”, Kryqëzata e Fëmijëve filloi rreth Pashkëve të vitit 1212:Mijëra djem, duke filluar nga mosha 6-vjeç dhe deri në fund të adoleshencës, lanë plugjet ose karrocat që qenë duke ngarë, kopetë e bagëtive që qenë duke kullotur, dhe çdo gjë tjetër që ishin duke bërë.

Ata e bënë këtë përkundër dëshirës së prindërve dhe të afërmve të tyre, të cilët iu kërkuan të hiqnin dorë nga kjo ide. Papritmas vrapuan njëri pas tjetrit për të marrë kryqin. Kështu, në grupe me 20, 50 apo 100 vetësh, ata vunë në krye flamujt dhe filluan udhëtimin drejt Jeruzalemit.

Fëmijët pohuan se ishte vullneti i Hyjnores, që i nxiti ata ta ndërmerrnin atë Kryqëzatë. Përkundër kësaj, ekspedita e tyre nuk e arriti qëllimin e saj në fund. “Disa u kthyen mbrapsht në Metz, të tjerë në Piaçenza, dhe ca të tjerë madje edhe në Romë. Grupe të tjera u kthyen në Marsejë, por nëse ata shkuan më pas në Tokën e Shenjtë, apo se cili qe fundi i tyre kjo mbeti e paqartë”- përfundon autori dëshminë e tij të zymtë. Një gjë është e sigurtë:Nga dhjetëra mijëra prej tyre që u nisën, shumë pak u rikthyen në shtëpitë e tyre.

Versionet më të fundit të historisë, kanë sugjeruar se qenë në fakt dy grupe të veçanta fëmijësh të përfshirë në këtë kryqëzatë. Grupi i parë erdhi nga Franca, i drejtuar nga një djalë fshatar i quajtur Stefan Kloja. Ai pohonte se Krishti i ishte shfaqur në ëndërr, dhe i kishte dërguar një letër nga qielli. Stefani mblodhi një grup ndjekësish të rinj në qytetin e Vendom, dhe pastaj marshuan për në Sen-Deni, në rrethinat e Parisit, ku ai synonte t’ia tregonte përmbajtjen e ‘letrës’ mbretit francez, Filipi II.

Por ky i fundit nuk ishte i kënaqur nga kryqtari i ri, ndërsa nuk begenisi qoftë edhe të takohej me të, ndërsa u tha të rriktheheshin në shtëpitë e tyre. Edhe pse disa e dëgjuan këshillën e mbretit dhe shkuan në shtëpi, shumë të tjerë zunë vendin e tyre. Thuhet se Stefani arriti të gurmbullojë mbi 30.000 fëmijë, duke i çuar ata drejt Marsejës, prej nga ku do të kalonin Mesdheun për të shkuar në Tokën e Shenjtë.

Në të njëjtën kohë, një tjetër “ushtri” e kryqtarëve fëmijë u mblodh në Gjermani. Udhëheqësi i tyre ishte një djalë nga Këlni i quajtur Nikolas. Edhe ai është raportuar të ketë tërhequr rreth 50.000 ndjekës. Megjithatë ndryshe nga Stefani, pasuesit e Nikolasit “përfshinin një numër të vegjël të rriturish, edhe pse ata ndoshta nuk kishin ndonjë rol drejtues”.

Këta kryqtarë udhëtuan nga Gjermania në Itali përmes Alpeve, dhe thuhet të kenë takuar edhe Papën në Romë. Ndërsa ky i fundit i vlerësoi fëmijët për trimërinë e tyre, ai u tha gjithashtu se qenë shumë të rinj për të ndërmarrë një sipërmarrje të tillë. Pas këtij momenti, shumica e kryqtarëve u rikthyen në Gjermani, edhe pse shumë prej tyre do të vdisnin rrugës.

Disa të rinj të vendosur hipën në anije që shkonin drejt Tokës së Shenjtë, dhe pastaj u zhdukën plotësisht nga historia. Edhe pse Kryqëzata e Fëmijëve përmendet në më shumë se 50 kronika

që datojnë prej shekullit XIII-të, ka patur shumë pikëpyetje por edhe dëshmi që në rastin më të mirë janë një version i zbukuruar i asaj që ka ndodhur në të vërtetë.

Kryqëzata e Fëmijëve nuk ishte një kryqëzatë në kuptimin e vërtetë, ndaj dhe Papa nuk firmosi asnjë autorizim zyrtar për të. Përkundrazi ajo qe më tepër një lëvizje popullore, të dhënat e të cilës mbeten të errëtë e të vështira për t’u gjetur, dhe që u nxit nga zelli fetar dhe fanatizmi, që fatkeqësisht rezultoi me mijëra të vdekur. /“Ancient origins”

3 COMMENTS

Comments are closed.