BOTA

KS i OKB-së nesër diskuton për Kashmirin

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të premten do të mblidhet për të shqyrtuar kontestin e Kashmirit, bënë të ditur sot mediat shtetërore pakistaneze.

Ministri pakistanez i Punëve të Jashtme, Shah Mehmood Qureshi, këtë të marte zyrtarisht kërkoi nga presidentja e Këshillit të Sigurimit, Joanna Wronecka, ambasadore polake në OKB, që të thërras mbledhje urgjente për rajonin e kontestuar të Kashmirit, pasi që India më 5 gusht hoqi statusin special.

“Ky është sukses i madh për Kashmirin dhe Pakistanin. Debati do të ndodh pas shumë dekadash”, bëri të ditur radioja shtetërore e Pakistanit.

Shpejtë pasi Pakistani thirri Këshillin e Sigurimit që të mblidhet, Kina po ashtu parashtroi kërkesë zyrtare në të cilën kërkoi seancë për Kashmirin.

Këshilli i Sigurimit ka pesë anëtare të përhershme (SHBA-të, Kinën, Francën, Britaninë e Madhe dhe Rusinë) dhe dhjetë anëtare jot ë përhershme, ndërsa momentalisht kryeson Polonia.

Qureshi letrën zyrtare për thirrjen e mbledhjes ia dërgoi Wroneckit përmes ambasadorit pakistanez në OKB, Maleha Lodhi. Letra do t’i dorëzohet të gjitha anëtareve tjera të Këshillit të Sigurimit.

Autoritetet indiane më 5 gusht vendosën të heqin statusin special rajonit kontestues Xhamu dhe Kashmir.

Ministri i Punëve të Brendshme i Indisë, Amit Shah, atëherë lexoi propozim-ligjin për heqjen dhe plotësimin e ligjit me të cilin shfuqizohet neni 370 i Kushtetutës së Indisë, që rregullon statusin e dy rajoneve. Të dy njësitë do të kenë kuvende të ndara me të cilat do të qeveris qeveria qendrore.

Qeveria indiane e udhëhequr nga kryeministri Narendra Modi më tej ndau rajonin në “Territoret e Bashkimit” të kontrolluar nga qendra.

Rajoni, shtëpia e mbi 12 milion njerëzve, është nën bllokim të plotë, me një vendosje masive të trupave për të shkatërruar çdo protestë kundër lëvizjes së Indisë. Qeveria indiane ka shkurtuar të gjitha mjetet e komunikimit të Xhamu dhe Kashmir me botën e jashtme.

Ishte në vitin 1998, nën Rezolutën 1172, që rajoni i diskutueshëm Xhamu dhe Kashmir u adresua në rezolutat e Këshillit të Sigurimit pasi Pakistani kreu teste bërthamore. /AA

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com