Duket se ata të dy do të ishin në muaj mjalti, por Donald Trump është një njeri i paparashikueshëm.

Këtë gjë ai e ka treguar edhe një herë paraditen e sotme.

Trump ka dhënë një intervistë që sigurisht do të nervozojë “mikun” e tij Putin por do të gëzojë shumë amerikanë.

Ditën e djeshme Putin tha se do të niste programin e përforcimit të kapacitetit bërthamor të Rusisë.

Trump i është përgjigjur menjëherë mëngjesin e sotëm në një emision të njohur amerikan.

“Po mendoj që të përforcojmë arsenalin tonë bërthamor.

Nëse rivalët tanë po e bëjnë një gjë të tillë, do ta bëjmë edhe ne.

Askush nuk mund të krahasohet me fuqinë e Amerikës dhe do t’ua tregojmë këtë gjë”, ka thënë Trump.

Tashmë që Trump i ka treguar “vendin” Putinit, sigurisht që Rusia do të rimendojë pozicionin e saj kundrejt presidentit të ardhshëm amerikan.

4 COMMENTS

Comments are closed.