Shpesh, në verë, të shumtë janë ata që zgjedhin të konsumojnë ujin me gaz për t’u hidratuar. Ka të tjerë që preferojnë ta konsumojnë gjatë gjithë vitit dhe të shumtë janë ata që nuk e zëvendësojnë me asnjë gjë këtë lloj uji. Mirëpo, jo të gjithë e dinë se uji me gaz nuk i bën mirë shëndetit.

Pikë së pari, problemi kryesor që shkakton është i lidhur me dhëmbët. Anhidriti bikarbonik që krijon flluskat shkatërron smaltin e dhëmbëve, ndaj këshillohet që ky ujë të konsumohet gjatë vakteve dhe me shishe apo kanoçe, në mënyrë që të evitohet kontakti i drejtpërdrejtë me dhëmbët.

Uji me gaz nuk i bën mirë sa linjave trupore, duke qenë se përmban me tepricë kripëra minerale dhe mund të rrisë dehidratimin. Flluskat mund të shkaktojnë fryrje, duke u bërë shkak i dhimbjeve abdominale e si pasojë krijohet fryrja e barkut.

Flluskat e ujit të gazuar mund të shkaktojnë edhe refluks e probleme me stomakun, ndaj ky lloj uji është absolutisht i pakëshillueshëm për ata që vuajnë nga problemet gastrointestinale.

3 COMMENTS

Comments are closed.