Sipas një studimi të fundit ushqimet “fast food” ndikojnë negativisht në zhvillimin e trurit të fëmijëve duke rritur mundësinë për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer.

Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore të Psikiatrisë, sasia e tepërt e sheqerit dhe yndyrave ul nivelet e një proteine të rëndësishme, të quajtur reelin, e cila mban të lidhura neuronet.

Pa këtë proteinë, funksionet e trurit ngadalësohen, duke penguar fleksibilitetin e sjelljes dhe të kujtesës, duke rritur gjithashtu mundësinë e zhvillimit të sëmundjes se Alzheimer, më vonë në jetë.

Studimi kishte në qendër adoleshentët, pasi ata janë edhe më të prirur për të ngrënë ushqime jo të shëndetshme, por edhe pasi truri i tyre është në një fazë zhvillimi gjë e cila i bën ato katëgoria më e prekur

3 COMMENTS

Comments are closed.