Prodhimet e ushqimit po vazhdojnë të kontaminohen me të madhe nga dita në ditë.

Dhe orizi që ndoshta jeni duke e blerë mund të mos jetë oriz i vërtetë. Po, Kina duket se është duke shitur oriz plastik.

Sipas statistikave, qindra tonë oriz janë duke u rritur në Wuchang të Kinës, por Kina është duke shitur më shumë oriz se që po në fakt është duke u rritur atje. Kjo do të thotë se vendi po përfshin shumë plastikë në të, transmeton Gazeta Express.

Arsyeja pse prodhuesit kanë filluar të prodhojnë oriz artificial duket është për shkak të kërkesës së madhe për orizin Wuchang, një lloj i njohur orizi që kushton dy herë më shumë se çdo oriz tjetër.

Ky lloj orizi është duke u bërë edhe nga kombinimi i patateve, patateve të ëmbla dhe plastikës, dhe gjëja më e mirë për të është se kushton mjaft pak për t’u prodhuar.

Njerëzit nuk mund ta vërejnë dallimin për shkak se kokrrat e orizit janë të formuara në atë mënyrë që të duken si oriz i vërtetë me një fragrancë artificiale për t’i bërë ata më të dëshirueshëm.

Por, ky lloj orizi mund të vërehet duke u gatuar, pasi qëndron i fortë edhe pas gatimit. Në mënyrë që kjo të fshihet, thuhet sipas disa raporteve online, prodhuesit janë duke e përzier atë me oriz të vërtetë.

Siç mund ta dini, prodhuesi më i madh i orizit në botë është Kina. Është vendi i 11-të në botë për eksport të orizit. Vitin e kaluar në Indi, The Times raportoi se Gjykata e Lartë e Delhit kishte marrë një ankesë për orizin e importuar nga Kina. Edhe në Filipine autoritetet për kujdesin ndaj ushqimit nisën gjithashtu një hetim ndaj orizit sintetik me origjinë nga Kina.

4 COMMENTS

Comments are closed.