Duke protestuar kundër ndalimit të thirrjes së ezanit me altoparlantë nga autoritetet izraelite, qindra muslimanë, të krishterë dhe hebrenj sumerianë kanë e thirrur së bashku atë në sheshin kryesor në Nablus, njoftoi agjencia e lajmeve Safa.

Banorë, përfaqësues të fraksioneve palestineze, pasues dhe përfaqësues të të tri feve monoteiste morën pjesë në protestë, nën moton “minaret nuk do të heshtin”. Të gjithë pjesëmarrësit e thirrën ezanin së bashku.

Aktivistja Mazen Al-Danbak, e cila bëri thirrje për organizimin e protestës një javë më parë, tha: “Kjo protestë i dërgon një mesazh pushtimit izraelit që të ndalë lojën me vendet tona të shenjta, si dhe i dërgon një mesazh botës duke e pyetur atë se ku është në lidhje me këto shkelje flagrante kundër vendeve të shenjta.”

“Ne u themi pushtuesve që ta lënë tokën tonë; dhe se ne jemi këmbëngulës në atë që nuk do të mund të heshtin minaret dhe nuk do të ndalet thirrja ‘Allahu Ekber’ nga ato.”

Guvernatori i Nablusit, Akram Al-Rajoub tha se protesta i ka përcjëllë një mesazh pushtuesit izraelit se nuk do të jetë në gjendje të dominojë mbi xhamitë dhe kishat.

Myftiu i qytetit palestinez Sheikh Ahmed Shobas tha: “Thirrja e ezanit është rit fetar i garantuar për pasuesit e të gjitha feve të ndryshme.”

Peshkopi i Kishës Katolike në Nablus, Yousef Sa’ada dënoi përpjekjet izraelite për të heshtur ezanin, duke vënë në dukje se kjo është një shenjë e falimentimit etik, moral dhe politik të pushtimit izraelit.

“Ndjekësit palestinezë të të gjitha feve janë të bashkuar kundër këtij projekt-ligji izraelit. Kjo është një dëshmi se Izraeli ka filluar fazën e rënies dhe është në venitje. ”

Sekretari i Sumerianëve, një sekt çifut në Nablus, dënoi masat izraelite. “Nuk do të ketë qetësi as siguri derisa pasuesit e të gjitha feve të jenë në gjendje të praktikojnë ritualet e tyre fetare lirisht.”

“Për sa kohë që ‘Allahu Ekber’ është duke u thirrur pesë herë në ditë dhe këmbanat e kishave janë duke kumbuar çdo të dielë, ne, Sumerianët, do të ndjehemi të sigurt.” /tesheshi