Varësia e grupeve terroriste takfiriste në Siri (me në krye të tyre grupi terrorist ISIS) nga SHBA-të nuk është një çështje e cila mund të anashkalohet me lehtësi.

Kjo çështje është e qartë deri në atë masë saqë funksionarët perëndimorë nuk kanë kurrfarë arsye për arsyetimin e saj. Versioni i një media perëndimore rreth polemikave në lidhje me rolin e Amerikës në krijimin e grupit terrorist ISIS, ka rëndësi shumë të madhe në këtë drejtim. Pentagoni po bënë përpjekje të mëdha që të luftojë këtë ide (plotësisht të drejtë) që Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në bashkëpunim me CIA-n dhe me aleatet e vet si me Arabinë Saudite, ka krijuar ISIS dhe ka ndihmuar zgjerimin e tij dhe ta paraqesë atë në një mënyrë tjetër, do të thotë në favor të SHBA-ve dhe kundër Rusisë.

Vitin e kaluar Rusia me fillimin e bombardimeve të pozicioneve të grupit terrorist ISIS në territorin e Sirisë, në realitet ka deklaruar se kampingu me propagandë të gjerë i Uashingtonit nuk ka bërë punë shumë të madhe për të zhdukur grupin terrorist ISIS. Një gjeneral rus ka deklaruar se supozimet tregojnë se Pentagoni nën mbulesën e bombardimeve të pozicioneve të ISIS, në realitet ka goditur dhe shkatërruar infrastrukturën e Sirisë në mënyrë që ta vështirësojë mbrojtjen e suksesshme të qeverisë së Bashar Asad kundër kryengritësve të armatosur. Bombardimet e forcave ruse i kanë dhënë goditje të rënda terroristëve në territorin e Sirisë dhe shumë forca të ISIS janë detyruar të arratisen jashtë territorit të Sirisë.

Aktualisht lufta po vazhdon akoma, mirëpo sulmet ajrore të Rusisë tani kanë ngushtuar sferën e manovrimit për Pentagonin dhe e ka përballur atë me akuza themelore dhe reale në fushën e veprimit. Këto akuza insistojnë se Uashingtoni kurrë nuk ka qenë serioz në veprimet për shkatërrimin e grupit terrorist ISIS dhe më shumë ka bërë paraqitje artificiale ashtu siç bëhen në filmat artistik.

Nga ana tjetër, këto ngjarje kanë ushtruar një ndikim zhgënjyes mbi mediat e SHBA-ve në sferën e raporteve të tyre në lidhje me veprimet e bëra kundër ISIS. Këto media nuk kishin kurrfarë përgjigjeje për akuzat e bëra ndaj forcave amerikane dhe Pentagonit, prandaj preferuan që të heshtin. Aktualisht Pentagoni ka filluar të mendojë që për të dalë nga kjo baltë, t’i hedhë fajin tjetërkujt do të thotë qeverisë së presidentit Barak Obama.

Në një artikull të publikuar në The Huffington Post thuhet: …mesazhi i Putin për faktin se të gjitha pasiguritë dhe krizat në Lindjen e Mesme janë rezultat i veprimeve të SHBA-ve, u publikua në të gjithë Amerikën. Kjo pikëpamje ka gjetur përkrahës të shumtë sidomos te ai grup i njerëzve të cilët e shikojnë me dilemë klasën e cila përbën politikën e jashtme të SHBA-ve.

Donald Trump dhe Senatori Berny Sanders, dy kandidatët e mundshëm për zgjedhjet presidenciale të ardhshme në Amerikë, të dy kanë protestuar kundër politikës së SHBA-ve e cila është bërë shkak për krijimin e grupit terrorist ISIS. Trump në mënyrë të drejtpërdrejtë ka akuzuar Barak Obaman dhe Hillari Klinton, ish-shefen e DASH, për krijimin e grupit terrorist ISIS dhe ka theksuar se ky grup terrorist është rezultat i politikës së presidentit Obama në mbështetje ndaj kryengritësve sirianë që kundërshtojnë qeverinë e Bashar Asad. Mirëpo kritikët e politikës së jashtme të Amerikës kanë arritur në këtë rezultat vetëm duke u përqendruar në shkaqet e forcimit të grupit terrorist ISIS dhe ky rezultat është produkt i veprimeve të Hillari Klinton dhe i faktorëve të tjerë ndërhyrës në këtë sferë. Në përfundim përgjegjës për të gjitha këto është Amerika.

Ajo qe tërheq vëmendjen në artikullin e The Huffington Post, është fakti se autori i këtij artikulli flet në mënyrë të hapur dhe si thuhet pa dorëza. Në realitet duhet thënë se duket që autori i këtij artikulli e ka kuptuar shumë mirë se nuk ka rrugë tjetër përveç pohimit të realitet ekzistues, natyrisht pasi zbulimit të rolit të Pentagonit në luftën me ISIS nga ana e Rusisë. Kjo është për arsye se në të kundërtën do të humbej kredibiliteti i tij. Në kohën kur shumë mendimtar brenda në Amerikë i kanë drejtuar të gjitha akuzat në adresë të qeverisë së Barak Obamas për krijimin dhe forcimin e grupeve terroriste në Siri, mohimi i kësaj çështje do të jetë një punë shumë e vështirë dhe do të bëhej shkak që shumë media amerikane të cilat zakonisht i paraqesin çështjet në një version të ndryshëm, tani kanë pohuar këtë fakt vetëm nga frika e humbjes së kredibilitetit të tyre.

Nga ana tjetër, veprimet e ISIS nuk u kufizuan vetëm në territorin e Sirisë dhe kjo çështje ka ngjallur zemërimin e opinionit publikë në Evropë dhe Amerikë. Në fund duhet theksuar se në periudhën aktuale populli amerikan është lodhur nga luftërat zinxhirore të cilat krijohen nga komplekset ushtarake-industriale të SHBA-ve./ PT

2 COMMENTS

Comments are closed.