Home / HISTORIA / Kur Japonia dhe Kolumbia njihnin Ahmet Zogun si mbret të shqiptarëve

Kur Japonia dhe Kolumbia njihnin Ahmet Zogun si mbret të shqiptarëve

Prestigjiozja franceze, Le Figaro, ka botuar më 16 tetor 1928, në faqen n° 3 të saj, një shkrim në lidhje me njohjen e mbretërisë së Ahmet Zogut. Lideri strateg matjan sapo ishte shpallur mbret i Shqipërisë, më 1 shtator 1928. Nuk është nevojitur më shumë se një muaj, që dy vende të largëta si Japonia dhe Kolumbia ta njohin atë si mbret të Shqiptarëve.
Ja shkrimi në vijim :

Tiranë, 15 Tetor. Zyra e shtypit e Shqipërisë publikon lajmin në vijim :

Shkëlqesia e tij Z. Matsuda, ambasador i Japonisë në Romë, i ka komunikuar, gjatë 6 tetorit, Legatës së Shqipërisë në Romë, se qeveria imperiale japoneze e ka marrë parasysh ndryshimin e regjimit në Shqipëri dhe ngjitjen në fron të Madhërisë së Tij Zogu i I-rë, mbret i Shqiptarëve. Qeveria japoneze e njofton atë njëkohësisht për dëshirën e sinqertë për të mbajtur marrdhëniet miqësore që fatmirësisht ekzistojnë midis dy shteteve.Legata e Shqipërisë në Romë ka marrë, gjatë 8 tetorit, nga ana e Shkëlqesisë Z. Antonio Gomez Restrepo, ministër i Kolumbisë në Romë, një komunikatë, e cila falenderon në emër të qeverisë së tij, qeverinë mbretërore të Shqipërisë për njoftimin që ajo i ka dërguar në lidhje me ndryshimin e regjimit si dhe ngjitjen në fron të Madhërisë së tij Zogu i I-rë. Komunikata shpreh dëshirat e sinqerta të Kolumbisë për paqen e Shqipërisë dhe mbretërimin e begatë të Madhërisë së Tij.

Check Also

Ekspertiza: Trinjakët u asfiksuan, trupat u gjetën të karbonizuar

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar shkakun e vdekjes së trinjakëve të mitur që u dogjën të …

error: Mos kopjo, por shperndaje ;)