Mao Ce Duni nuk e kish harruar kurrë pritjen që i kish bërë një herë Stalini. Shumë vite më vonë, kur Nikita Hrushovi vizitoi Maon në vitin 1958, Mao pati mundësinë të hakmerrej. Hrushovi nuk ishte një tip shumë atletik. Ai ishte 1.60 metra i gjatë, peshonte 91 kg dhe me një fizik jo të shkathët.

Nuk dinte si të notonte, dhe Mao e dinte këtë gjë. Në vend që ta priste Hrushovin në një sallë pritje për shtetarë, Mao e priti Hrushovin në pishinën e tij. Këtij të fundit iu desh të qëndronte në anën e pishinës për fëmijë, ndërkohë që Mao notonte rreth e rrotull, si dhe duke u përpjekur ta bindte Hrushovin që të vinte më thellë. Pas pak, Mao i tha një asistenti që t’i jepte Hrushovit komerdare krahësh. Ndërkohë që dy udhëheqësit diskutonin politikën ndërkombëtare, Mao e detyroi udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik që të notonte pas tij.

“Ishte mënyra e Maos për t’u shfaqur në një pozicion të avantazhuar, teksa bisedonim për probleme të rëndësishme globale”, do të pranonte më vonë Hrushovi. Dhe nuk ishte aspak i lumtur. Pas takimit, Hrushovi urdhëroi largimin e gjithë këshilltarëve sovjetikë nga Kina. Shumë shpejt pas kësaj, marrëdhëniet mes dy vendeve u prishën.

4 COMMENTS