Ato njihen si ndjekëse të natyrës, – kafshë të nënshtruara që preferojnë të rrijnë në tufë.

Por ashtu siç edhe kjo video tregon, në çdo familje ekziston një dele e zezë që është e gatshme të ecë kundër rrymës.

Në pamjet dramatike, një tufë delesh sulmon bareshën duke e hedhur në tokë, pasi kafshët frikësohen nga një makinë.

Pasi kopeja largohet në anën tjetër të rrugës, një dash i madh kthehet për ta “sakatuar” atë sërish.

Video mendohet të jetë filmuar në një fshat të Gjermanisë.

4 COMMENTS

Comments are closed.