Mijëra ushtarakëve rusë të veshur me uniforma historike marshuan nëpër Sheshin e Kuq të Moskës të hënën për të shënuar 75 vjetorin (1941) kur ushtarët sovjetikë u drejtuan për në vijën e frontit të Luftës së Dytë Botërore.

Krahas tankeve dhe flamujve që u valëvitën, ushtarët kanë veshur uniformat ushtarake duke nisur që nga viti 1940. Parada u shikua edhe nga dy veteranë të luftës. Agjencia ruse e lajmeve TASS tha se rreth 5,000 njerëz janë duke marrë pjesë në marshin.

Veterani rus i Luftës së Dytë Botërore, Ivan Bushmin, 89-vjeç, erdhi në sheshin e Kuq, duke kujtuar marshimin e vitit 1941.

“Kjo paradë ishte diçka e veçantë. Ne shkuam direkt në vijat e frontit nga kjo paradë,” tha ai. Në atë moment të luftës, forcat gjermane ndodheshin disa dhjetëra kilometra në Perëndim.

Pavel, 86-vjeç, të cilët e panë ushtrinë teksa marshonin nëpër qendër të Moskës, tha se të tilla parada i kujtojnë brezin e ri të luftës.

“Pse e bëjmë këtë?”, tha ai. “Kështu që ata kujtojnë etërit dhe gjyshërit tanë duke mbrojtur atdheun nga Gjermania fashiste, e cila në mënyrë të pabesë sulmoi vendin tonë”, tha ai.

53107773 53108122 53107780 53107776 53107775 53107770 53107772 53107778 53107779 53107774 53107769

4 COMMENTS

Comments are closed.