Gatime Shëndeti

Kura 25 ditore me gjethe ulliri për tensionin e lartë – si ta përgatisni

Të gjithë biem dakord për vlerat mbresëlënëse të ullirit, por a dini që pema e këtij fruti është shumë bujare edhe falë gjetheve fantastike.
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në Egjiptin e lashtë.
Që prej asaj kohe, ka marrë famë si një mjet shumë i fuqishëm kundër sëmundjeve.
Një sërë studimesh shkencore të cilave i referohet AgroWeb.org kanë nxjerrë në pah që gjethja e ullirit rrit energjinë në organizëm, mban tensionin e gjakut nën kontroll, mbron sistemin kardiovaskular dhe atë imunitar.
Gjethet e Ullirit janë përdorur që në lashtësi për trajtimin e hipersionit apo tensionit të lartë të gjakut në mënyrë natyrale.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë të vjetër popullore se si të përgatisni gjethet e ullirit për të ulur tensionin në mënyrë natyrale.
Kura për Hipertensionin – Si Ta Përgatisni
Në përgatitjen e kësaj kure ju duhen 60-70 gjethe ulliri (të thata ose të njoma), të cilathidhen në një litër ujë dhe zihen sa të mbeten rreth 600 mililitra.
Ena lihet e mbuluar 5-6 minuta pastaj kullohet përmes një kullorëse kuzhine.
Pihet një filxhan 2 herë në ditë esëll dhe para gjumit për 15-25 ditë rresht.
Disa vlerat e verifikuara të përdorimit të gjetheve të ullirit krahas tensionit të gjakut:
Ul tensionin e gjakut
Një studim i vitit 2011 tregoi që ekstraktet e gjethes së ullirit kishin aftësinë të ulnin tensionin e gjakut.
Pjesëmarrësit në studim konsumuan 500 miligramë ekstrakt gjethe ulliri, dy herë në ditë për tetë javë dhe ia dolën të ulnin tensionin pa pasur nevojën e medikamenteve.
Përmirëson shëndetin e zemrës
Gjethet e ullirit janë përdorur prej mijëra vitesh si tonik bimor për të garantuar shëndetin kardiovaskular.
Ato ulin nivelin e kolesterolit dhe mbajnë tensionin e gjakut në nivel normal. Disa substanca që gjenden tek këto gjethe kanë ndikim në uljen e rrezikut nga sëmundjet koronare dhe disa tumoreve.
Diabeti
Ekstraktet e gjethes së ullirit arrijnë të ulin nivelin e sheqerit në gjak.
Për më tepër, ky ekstrakt mban nën kontroll nivelin e glukozës në gjak dhe ngadalëson prodhimin e sheqerit që shkakton sëmundje inflamatore siç është diabeti.
Ul rrezikun e zhvillimit të qelizave të rrezikshme
Gjethet e ullirit luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin natyral të tumoreve.
Ato përmbajnë antioksidantë dhe substance të tjera që kanë aftësinë të parandalojnë riprodhimin dhe migrimin e qelizave të avancuara të rrezikshme
Përmirëson funksionet e trurit
Studimet kanë treguar që disa nga përbërësit e gjetheve të ullirit, ulin shanset e simptomave të çrregullimeve nervore që kanë lidhje me moshën si Demencia dhe Alzheimer.
Studimet sugjerojnë që radikalet e lira luajnë një rol në zhvillimin e këtyre sëmundjeve.
Gjethja e ullirit është e pasur me antioksidantë që luftojnë këto radikale dhe si rrjedhojë mbrojnë trurin nga humbja e kujtesës./AgroWeb.org