Piktorja dhe artistja e dekorit nga Azerbajxhani Tünzale Memmedzade (33), ka përgatitur Kur’anin në faqe transparente prej mëndafshi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Kur’anin e përgatitur me ajetet e shkruara mbi mëndafsh nga Memmedzade janë përdorur 50 metra mëndafsh transparent i zi, 1.500 mililitra bojë ari dhe argjendi.

Tünzale Memmedzade, për Kur’anin me përmasat 29 x 33 centimetra është frymëzuar mbi kopjet e librit të shtypur nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë.

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së Memmedzade duke e cilësuar si “kryeveprën time” tha se e ka përgatitur Kur’anin për tre vite me dëshirën për të sjellë një ripërtëritje në artin e saj që ajo e bën për shumë vite.

Ajo tha se ka kryer doktoraturën në degën e historisë së artit në Universitetin Marmara të Stambollit.

“Pas kërkimeve mësova se më parë nuk është bërë Kur‘ani në faqe të mëdafshit. Deri më sot Kur’an-i është shkruar mbi produkte të ndryshme. Edhe unë në këtë mënyrë kam pregatitur Kur’an-in e parë i cili është plotësisht prej faqeve nga mëndafshi. Unë gjthashtu nuk kam vërejtur ndonjë pengesë. Sepse mëndafshi është një copë që përmendet edhe në Kur‘an”, tregon Memmedzade.

“Isha shumë entuziaste për të pëfunduar këtë punë. Kjo është kryevepra ime. Falënderoj Allahun që kam përfunduar një vepër të tillë. Jam shumë e lumtur që kam përegatitur Kur‘an-nin e parë në botë prej mëndafshi”, u shpreh Memmedzade duke shtuar se nuk ka patur vështirësi në përgatitjen e kësaj vepre për arsyen se i njeh shkronjat arabe.

6 COMMENTS

Comments are closed.