Kryeqyteti danez është tashmë më shumë se asnjëherë “meka” botërore e dy-rotakëve. Ka 13.000 më shumë në krahasim me makinat.

Danimarka sapo ka arritur një marrëveshje të rëndësishme në politikën e saj të zhvillimit dhe nxitjes së përdorimit të biçikletave në qytet.

Siç raporton gazeta britanike “The Guardian” , në Kopenhagën janë regjistruar 35.080 biçikleta në qarkullim, në krahasim me vitin e shkuar për një numër total prej 265 mijë, ndërsa numri i makinave ka qëndruar 252 mijë.

Një rekord i bukur për kryeqytetin danez, i cili në fillim të viteve ’70 ka promovuar një plan për të nxitur përdorimin e biçikletave në qytet, i konfirmuar në 2005-ën me një investim prej 135 mld për të përmirësuar pistat ku do të kalojnë biçikletat.

Sipas gazetës, sforcimet për të krijuar një qytet biçikletash është shpërblyer, ndërkohë që “trafiku i tyre është shtuar me 68% në 20 vjet”.

Kopenhagën nuk është qyteti i parë që ka arritur një objektiv të tillë. Rekordi absolut i takon Amsterdamit në Holandë, që arriti ta “presë” që në vitin 1995, transmeton Shqip.

Sa i takon Holandës, ky shtet ka 22,000 milje korsi biçikletash. Më shumë se një e katërta e lëvizjeve kryhet me biçikletë, krahasuar me 2% në Britaninë e madhe.

38% ne Amsterdam dhe 59% në qytetin Universitar të Groningen. Të gjitha qytetet kryesore të Holandës kane aplikuar “shërbyesit civilë të biçikletave”, të cilët kanë detyrë të mirëmbajnë rrjetin e korsive.

Dhe popullariteti I biçikletës është duke u rritur, pjesërisht falë zhvillimit të biçikletave elektrike.

Unioni i Çiklistëve që fillimisht ishte një grup aktivistësh të zakonshëm, tani është një organizatë e respektuar me 40,000 anëtarë.

10 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: epavarura.com/kuriozitetet-vecante-ne-kopenhagen-ka-shume-bicikleta-se-automjete/ […]

Comments are closed.