sh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do të jenë më radikalë në hapat e tyre për të penguar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

 “Vetëvendosje do të marrë pjesë në këtë tryezë me grupin e saj parlamentar do të përcaktohen se cilët deputetë do të shkojnë. Kjo tryezë është e mirë por e pamjaftueshme”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se muaji gusht i viti të kaluar ishte i zi, e jo me diell për Kosovën, pasi u nënshkruan marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin. “Ky gusht do të mund të jetë i bardh me një opozitë të fuqishme, dhe lëvizja jonë do ta ketë reagimin edhe më të ashpër do të jemi me radikal se që ishim muaj më parë. Kosova nuk ka tokë për të falur, dhe as plumbat as burgjet e këtij regjimi nuk na ndalin për të penguar ratifikimin e kësaj marrëveshje”, ka deklaruar Kurti, në emisionin “Rubikon” të “KTV-së”.

 

12 COMMENTS

Comments are closed.