Gatime LIFESTYLE Shëndeti

Kurti: Prioritet i qeverisë së re do të jetë zvogëlimi i pushtetit për forcim të shtetit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin Italian, Piero Cristoforo Sardi.
Siç thuhet në njoftimin e VV-së, Sardi përshëndeti mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor duke vlerësuar pjesëmarrjen aq të madhe të qytetarëve në zgjedhjet demokratike në vend. Ai tha se, pas certifikimit të rezultateve, është e rëndësishme të formohen institucionet dhe qeveria e re.
Kurti e falënderoi ambasadorin Sardi për përkrahjen e deritanishme të Italisë ndaj Republikës Kosovës dhe shprehu bindjen se me qeverinë e re bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të ndërtohet e avancohet tutje.
“Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin se prioritet i qeverisë së re do të jetë zvogëlimi i pushtetit për forcim të shtetit, drejtësia institucionale e ligjore dhe zhvillimi ekonomik e punësimi. Në këtë drejtim, tha ai, janë duke u zhvilluar bisedimet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, që do t’i japin qeverinë e re Republikës. Për fund, z. Kurti foli edhe për parregullsitë dhe shkeljet gjatë procesit zgjedhor në komunat me shumicë serbe ku mungojnë sundimi i ligjit, pluralizmi politik e demokracia”, thuhet në njoftim.
Në mbyllje të takimit, u shpreh interesimi për kontakte të vazhdueshme dhe takime bashkëpunuese në të ardhmen.
Shperndaje lajmin Kurti: Prioritet i qeverisë së re do të jetë zvogëlimi i pushtetit për forcim të shtetit appeared first on KosovaPost.