Kurti: Urojmë që Këshilli i Përgjithshëm i LDK mos ta betonojë marrëveshjen për koalicion

0

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë sot se mbetet të shihet nëse thirrja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nga Isa Mustafa, do të betonojë marrëveshjen për koalicion. Sipas tij këtë javë është dashur të këtë takim me Mustafën, por ai nuk do që të ndërhyje tek LDK-ja, raporton KosovaPost
“Unë me siguri që kam besuar se duhet të ketë takim këtë javë, mirëpo, nuk dua që të ndërhy tek LDK-ja e cila mësova se ka thirrur një mbledhje të këshillit të organit më të lartë. Ne në VV besojmë se thirrja e këshillit në subjektin tonë duhet të mbahet pas marrëveshjes, jo para marrëveshjes”, shton ai.
Kurti beson që deri me 26 dhjetor VV e LDK do të kenë marrëveshjen gati.
‘Besoj shpresoj uroj që ashtu qysh ka vendosur populli, ta kemi një qeveri të re nga opozita e deri djeshme që ta çkapim shtetin”, ka thënë Kurti duke u përgjigjur në pyetjen e Kosova Post se a po zbehen takimet me LDK dhe a po shkon vendi drejtë zgjedhjeve./KosovaPost/
Shperndaje lajmin Kurti: Urojmë që Këshilli i Përgjithshëm i LDK mos ta betonojë marrëveshjen për koalicion ne facebook, twiter, google+ etj.net.

Loading...