Në qoftë se synimi i fuqive botërore është të fillojnë përmes Mosullit një luftë të re të autorizuar, kjo do të ndezte fitilin e luftës së tretë botërore”, tha Zv.kryeministri Numan Kurtulmus.

Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) në lidhje me operacionin për çlirimin e qytetit të Mosullit në Irak nga organizata terroriste DAESH tha se “Luftërat me ndërmjetësues kanë arritur deri në një pikë. Në qoftë se kanë ndërmend të fillojnë një luftë të re me ndërmjetësues, atëherë e them hapur se kjo do ta ndez fitilin e luftës së tretë botërore”.

Numan Kurtullmush i bëri një vlerësim rendit të ditës për një kanal televiziv vendor të Antalyas.

Duke e bërë të ditur se Turqia është duke u ballafaquar me agjenda të vështira në një territor shumë të vështirë, Kurtullmush tha se ajo në një anë lufton kundër organizatave terroriste DAESH, PKK dhe FETO, e në anën tjetër përballet me problemet që kanë lindur nga kaosi i madh politik në Siri dhe Irak.

Kurtullmush në mes tjerash tha se e ardhmja e Mosullit në Irak, e Halepit dhe Damaskut në Siri intereson nga afër Turqinë, ndërsa shtoi se banorët e këtyre qyteteve janë miq, vëllezër dhe farefis.

Zëvendëskryeministri gjithashtu rikujtoi se pushtimi i DAESH-it në Mosull vazhdon për 2 vjet dhe vijoi duke thënë se duhen pyetur qeveria e Irakut, e cila i dorëzoi DAESH-it Mosullin pa e shkrepur as një plumb dhe shoqëria ndërkombëtare për mosveprim në lidhje me këtë çështje.

Numan Kurtullmush tha se prania e ushtarëve turq në Bashika nuk është e rastësishme dhe se ata janë dërguar në këtë zonë me ftesë të qeverisë qendrore të Irakut, ndërsa shtoi se qëllimi i tyre është të trajnojnë popullatën vendore kundër organizatës terroriste DAESH.

“Dhënia fund e pranisë së Turqisë në Bashika nuk mund të bëhet vetëm se këtë e ‘dëshiron dikush’. Çlirimi i Mosullit nga DAESH-i nuk duhet lënë në duart e Hashdi Shabit ose të organizatës terroriste PYD. Nuk bëhet fjalë që Turqia të lejojnë një gjë të tillë”, deklaroi Kurtullmush.

Duke e bërë të ditur se Turqia dëshiron që Mosulli, Damasku dhe Halepi ta mbajnë statusin aktual që kanë, Kurtullmush tha se në zonën e Xherablusit të Sirisë të spastruar në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” të filluar më 24 gusht nga Forcat e Armatosura të Turqisë janë kthyer 45 mijë persona.

Kurtullmush preku edhe në aktet kundër sigurisë së Turqisë të ndërmarra nga ana e organizatave terroriste ku tha se “Nuk kemi aspak dyshim se mendja superiore që qëndron prapa këtyre organizatave terroriste është mendja e njëjtë. Edhe PKK-ja edhe FETO edhe DAESH-i janë të lidhur nën një çati”.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/kurtulmus-nje-lufte-e-re-e-autorizuar-ne-mosul-ndez-luften-e-trete-boterore/ […]

Comments are closed.