Të ngrejë dorën kush nuk ka folur ndonjëherë me vete. Kush nuk ka një zë që mendon brenda kokës së vet, me të cilin ndonjëherë bashkëbisedon, apo e dëgjon, apo të cilit i shpjegon listën e gjërave që duhen bërë. Zërat e mendimeve janë përvoja shumë të zakonshme: psikologu anglez Charles Fernyhough ka demonstruar se të paktën 60% e ne njerëzve, zakonisht bashkëbisedojmë me vetveten, dhe kjo nuk përbën problem. Studime të mëtejshëm kanë shtuar se kjo gjë mund të jetë madje e dobishme: për të orientuar vëmendjen, organizuar mendimet, memorizuar më mirë gjërat.

Por, ka edhe zëra psikotikë, si ata të skizofrenisë. Dallimi është se këta zakonisht perceptohen si zëra të jashtëm, pikërisht si një tingull që vjen prej një mjedisi rrethues, dhe është e vështirë që pacienti të marrë në konsideratë mundësinë që janë frut i mendjes së vet. Më shumë kërkon shpjegime, të cilët së jashtmi duken jologjike, si për shembull kur flet për personazhe të fshehur pas mureve, apo chip-e të vendosur në tru.

Por nëse të kuptosh se nuk duhet të shqetësohesh, për personin e shëndetshëm është e kollajtë, duke qenë se shqetësimi është tashmë shenjë e aftësisë kritike kundrejt zërave të brendshëm, ajo që është e vështirë, është të vetëdijësosh personin e sëmurë. Eshtë një punë e vështirë, e cila pothuaj gjithmonë ka nevojë për terapi farmakologjike.

5 COMMENTS

Comments are closed.