Kur bëhet fjalë për kujtesën, ekziston një seks superior. Këtë gjë e bën të ditur një studim amerikan që ja dorëzon stafetën e kujtesës femrave. Rezultati është se femrat posedojnë një kujtesë më të mirë se meshkujt.

Analizat dbe studimet e bëra nga doktoresha drejtuese e studimit Joll Goldstein, e cila ka ekzaminuar 212 femra dhe meshkuj të moshës 45 deri në 55 vjeç. Vlerësimi është bërë duke u përqendruar në kapacitetin e kujtesës. Pjesëmarrësve iu kërkua të përmendnin numrin më të madh të fjalëve lidhur me kategori të ndryshme (si kafshët, frutat dhe perimet) dhe emra të lidhura me fytyrat dhe profesionet.

“Kemi zbuluar se femrat në përgjithësi kanë një funksion më të mirë të memories verbale në krahasim me meshkujt, por pas menopauzës kjo diferencë humbet”, ka shpjeguar Goldstein duke thënë se femrat me kalimin e viteve e humbasin këtë avantazh.

Një aspekt lidhet me uljen e nivelit të hormonit estradiol, gjatë menopauzës së femrave. Mjekët analizuan mostrat e gjakut dhe kanë zbuluar kujtesa lidhet me performancën e memorias, gjë që vërtetonte atë që ishte sugjeruar nga studimet e mëparshme.

Te gratë rritet shpesh ndjenja e “mjegullt e trurit” pas menopauzës, ndryshimet e trurit lidhen me moshën riprodhuese dhe jo vetëm me moshën e tyre kronologjike. Sipas Goldestain ky studim mund të luftojë sëmundjen Alzheimer. Për të luftuar sëmundjen që prek më shume se 46 milionë njerëz në mbarë botën shkencëtarët janë përqëndruar në indentifikimin e faktorëve të rrezikut, me shpresën e gjetjes së mënyrave për trajtimin e sëmundjes para shfaqjes së simptomave.

Unë mendoj se kuptimi i dallimëve ndërmjet sekseve do të na japë të dhëna për gjetjen e përgjigjes./ Marrë nga huffingtonpost

2 COMMENTS

Comments are closed.