Të premten me 2 dhjetor, ministri i mbrojtjes izraelit Avigdor Lieberman në forumin e mbajtur në Washington ka folur për çështjet e ndryshme të sigurisë dhe ka shprehur pikëpamjet e veta lidhur me deklarata të ndryshme të presidentin të ri amerikan Donald Trumpi, duke përfshirë edhe deklaratat e t’ia lidhur me programin nuklear iranian dhe konfliktin sirian. Liebermani ka thënë se mendon se Izraeli duhet të pres me miratimin e ligjit të ri regulativ, me të cilin praktikisht do të kryej aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimore, pasi që më mirë është që ky ligj të miratohet pasi që në SHBA-të pushtetin të merr administrata e re. Ekspozeu i ministrit izraelit të mbrojtjes Lieberman në “Forumin Saban” ka qenë plotë sugjerime për çështjet e sigurisë së Izraelit dhe Lindjes së Afërt, gjë që edhe një herë vërtetoi ndikimin e madh të Izraelit që ka në politikën e jashtme amerikane. E rëndësishme është se forumi i quajtur “Forum Saban” me temën:” Vendi i Izraelit në rajon dhe botë”, është mbajtur në SHBA-të gjatë kohës së zgjedhjes së administratës së re amerikane, e në të cilin janë dëgjuar propozimet e paarsyeshme zë Izraelit për presidentin e ri të porsazgjedhur amerikan Donald Trumpin, pa marr parasysh se miliarderi amerikan i zgjedhur president ka deklaruar” se partneriteti i SHBA-ve dhe shtetit hebre nuk do të vihet në pyetje. Liebermani në fjalimin e vet ka thënë se çfarëdo zhvillimi i ngjarjeve në Siri duhet të sigurojë largimin e presidentit sirian Bashar al Asadit dhe ithtarëve të tij iranian, dhe shtoi se pret rolin edhe më aktiv të SHBA-ve në Lindjen e Afërt.

Fjalimin e Liebermanit për “Fondin për kulturë strategjike” e ka komentuar Nikolaj Bobkini i cili ka thënë se intervenimi i këtillë i nuk mund të merret parasysh, pasi që Liebermani”po guxon të jap këshilla” presidentit të ri të porsazgjedhur amerikan se si duhet të udhëheq politikën e tij të jashtme në Lindjen a Afërt.”Përveç kësaj deklaratat e ministrit të mbrojtjes izraelite janë aq të çmendura, se është pak e sigurt se do të mund cilido vend , përveç Izraelit, të përkrah atë”, ka shkruar Bobkini. Eksperti thekson se sipas deklaratave të Trumpit dhe ekipit të tij shihet se ata rolin e Asadit në zgjidhjen e konfliktit e shohin në mënyrë tjetër, nuk e mohojnë rëndësinë e prezencës iraniane në Siri dhe pranojnë pamundësinë e luftës kundër terrorizmit në Lindjen e Afërt pa interakcionin e Rusisë. Marrëveshja nukleare me Iranin ishte edhe një temë kyçe në fjalimin e Liebermanit, sikurse edhe të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut i cili në forum është kyçur nëpërmjet video lidhjes . Netanjahu ka deklaruar:” se Izraeli edhe më tej e kundërshton marrëveshjen me Iranin dhe planifikon të rishqyrtojë këtë problem me presidentin e ri amerikan”. Netanjahu sikurse Liebermani kanë bërë thirrje në sanksionet edhe më të ashpra kundër Iranit.

Në këtë aspekt Bobkini shtron pyetje se si do të jetë reagimi i Trumpit në këto propozime të Izraelit, sepse të gjithëve është e qartë se kjo politikë e tillë kundër Iranit është shumë e rrezikshme dhe implementimi i saj nga ana e SHBA-ve do të mund të kthejnë botën në konflikt dramatik lidhur me çështjen e programit nuklear iranian.

Në fund zyrtarët e lartë izraelit e kanë potencuar edhe”problemin me Palestinën”. Në fjalimin e tij Netanjahu ka dashur të paralajmërojë presidentin e porsazgjedhur amerikan se Izraeli” bënë atë që do në Bregun Perëndimor dhe se në atë territor do të vazhdojë të ndërtojë vendbanime të reja çifute”. Sekretari shtetëror amerikan John Kerry lidhur me këtë çështje ka thënë se disa anëtar të qeverisë izraelite kanë dhënë”deklaratat shumë shqetësuese” dhe i ka akuzuar se do të varrosin përpjekjet amerikane të ndërmjetësimit në përgatitjen e marrëveshjes paqësore me palestinezët. Njashtu, John Kerry ka përkujtuar se Izraeli nuk është i vetmi vend në Lindjen e Afërt dhe ka thënë se është e sigurt se vendet arabe do të sabotojnë normalizimin e marrëdhënieve me Tel Avivin, nëse autoritetet izraelite nuk ndërmarrin masa serioze në arritjen e marrëveshjes paqësore me Palestinezët.

Burimi : Logiçno

3 COMMENTS

Comments are closed.