Ky do të jetë kryetari i ri i PD-së në Gramsh. Emri/ Foto

16

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme zgjedhjet e kryetarëve të rinj në disa degë në vend. Kështu, ka zgjedhur kreun e saj të ri edhe për degën e Gramshit. Ai është Kodhel Cala, i cili fitoi ndaj rivalit Elmas Haruni me 32 vota diferencë, ndërsa në total siguroi 61 vota brenda grupit.

I deleguar nga Partia Demokratike për qarkun e Elbasanit ishte deputeti Luçiano Boçi, i cili theksoi se procesi ishte demokratik dhe kandidatët shpalosen platformat e tyre përpara anëtarëve.

Deputeti Boçi gjithashtu ka komentuar edhe protestën e qytetarëve  të Astirit, Tiranë, teksa ka theksuar se PD-ja do të jetë në krahun  e tyre për t’i mbështetur në kauzën e tyre.

Elmas Haruni

Loading...