Nëse keni imagjinuar ndonjëherë një luftë nukleare, sigurisht keni menduar se e gjitha fillon me një buton të madh të kuq.

Më pas, një re ‘kërpudhë’ i jep fund jetës së të gjithëve.

Nuk është se nuk ia keni qëlluar kur keni menduar kështu, por vetëm se siç duket, butoni që nisë një sulm nuklear nuk është i kuq ose i madh, transmeton Gazeta Express.

Dhe nëse e keni menduar si një proces të lehtë, është krejtësisht e kundërta. Sipas The Times, është një sekuencë komplekse që përfshinë pesë oficerë. Në thelb, e gjitha fillon me një nëndetëse që mban mbushjet nukleare dhe një mesazh të koduar për autorizim me një frekuencë top-sekrete të radios.

Dhe më pas, pas shtypjes së butonit, shfaqet kërpudha.

5 COMMENTS

Comments are closed.