Duket si një treg i zakonshëm në Maeklong, Tajlandë.

Fruta dhe perime tropikale, shitës të shumtë në numër që shesin produktet e tyre, dhe blerës që shikojnë të blejnë gjëra.

Gjithçka duket normale derisa dëgjohet zhurma e borisë së trenit dhe njerëzit fillojnë të ikin me nxitim.

Shitësit fillojnë t’i mbledhin dhe t’i largojnë gjërat e tyre, pasi në mes të këtij tregu ndodhet hekurudha, nëpër të cilën kaloni treni çdo ditë.

Katër herë në ditë lëshohet alarmi që paralajmëron se është koha e ardhjes së trenit. Pas arritjes së trenit, tregu merr pamje magjike, sikur një valë njerëzish që mblidhen përreth një stadiumi sportiv.

Sekonda më pas, pasi të shkojë treni, tregu rregullohet në atë mënyrë që as nuk vërehet se këtu ndodhi diçka e pazakonshme.

Ky treg në Tajlandë është padyshim tregu më i rrezikshëm në botë. Shikojeni se si duket ai:

5 COMMENTS

Comments are closed.