Radiostacioni rus Buzzer (zukatësi) është një stacion misterioz, që tash e 45 vjet transmeton të njëjtin sinjal.

Në fakt, që në vitin 1970 nga ai radiostacion ishte transmetuar porosia UVB 76, ku pas saj kishte filluar seria e kodeve, të cilat për dëgjuesit e rëndomtë ishin të pakuptueshëm. Nga atëherë, çdo disa muaj, porosia përsëritet, e pas saj vazhdon një zukatje e veçantë

Nuk dihet kush i transmeton këto porosi, por janë të shumtë ata që besojnë se bëhet fjalë për ushtrinë ruse. Askujt deri më tani nuk i ka shkuar për dore deshifrimi i mesazheve që transmeton ky radiostacion rus.

Por, disa kanë shkuar aq larg, sa që të pretendojnë se kanë gjetur lokacionin ku gjendet ky radiostacion. Thuhet se ai gjendet në një vend të braktisur, ku vazhdojnë që të jetojnë disa njerëz jo të rëndomtë. Ajo që dihet me siguri, është se ky radiostacion ekziston me të vërtetë, meqë zukatja e tij mund të dëgjohet në frekuencat 4625 kHz.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 52934 additional Info to that Topic: epavarura.com/ky-radiostacion-po-cmend-rusine-ja-cka-transmeton-qe-nga-viti-1970/ […]

Comments are closed.