Ndeshja Shqipëri Izrael u zhvillua nën kërcënimin e terrorrizmit. Frika dhe pakiku se ata ditë mund të kishte atentate nga grupime islamikësh ektremistë u përhapën ngado. Fillimisht u anullua ndeshja në Shkodër dhe më pas stadiumi u mbikqyr nga agjentët e Mosadit dhe nga snajperët shqiptarë.

Natyrisht e gjithë kjo shkaktoi panik dhe tutaltje të tifozëve të futbollit. Sepse dha mesazhin se është frikë të shkohet në stadium dhe bëri që shumë ndjekës fanatikë të kombëtares ta braktisin aventurën për të lënë jetën në stadiumin e Elbasanit.

Por tani që gjithcka shkoi mirë dhe nuk pati probleme, a mund të ngrihet pyetja se mos gjithë kjo qe një kurth? A mos qe kjo një manovër hebrejsh për ti hequr kombëtares sonë tifozin e saj të 12?

Këtë ide e ka hedhur edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, një besimtar i devotshëm musliman, në një status të tij në Facebok:

A kishte poshtërim më të madh se përçarja e frika që futën tek tifozët tanë dy ditë më parë kundërshtarët?! Nuk besoj se ka ndonjë qe mendon se shkaktar i atij “boshlliku” që u krijua në stadium ishte shiu, por paniku i hapur kot së koti. Futbolli duhet të japë mesazh paqeje, e jo të krijojë panik, stres e përçarje. Unë nuk e ndjej veten aspak mirë kur krijohen situata të tilla! Tifozët tanë e duan këtë vend, e duan këtë kombëtare e ndaj duhet ta shijojnë siç duhet, të paktën në shtëpinë e tyre! Tjerët, le ta “gjejnë” të keqen diku tjetër, jo tek Shqiptarët.

9 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 76408 more Information on that Topic: epavarura.com/lajmi-per-atentat-ne-stadium-u-perhap-per-te-dekurajuar-tifozet-kuq-e-zi/ […]

Comments are closed.