Kryediplomati rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia ka pezulluar traktatin për sigurinë e hapësirës ajrore të Sirisë dhe se pret sqarime urgjente të Uashingtonit zyrtar në lidhje me incidentin e djeshëm, i cili ndodhi në Rakka, kur Forcat Ajrore të SHBA-ve rrëzuan avionin e ushtrisë besnike të Bashar al-Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Lavrov mbrëmë në Moskë u takua me homologun francez, Jean-Yves Le Drian, ndërsa pas takimit ka paralajmëruar se në Siri ka shumë forca dhe se incidente të papëlqyeshme dhe të papritura mund të parandalohen vetëm nëse të gjithë përqendrohen në objektivin e përbashkët të luftës kundër terrorizmit.

Duke rikujtuar marrëveshjen e mëparshme për krijimin e zonave jo-konfliktuale në Siri, e cila është arritur me iniciativën e Rusisë, Turqisë dhe Iranit, Lavrov tha se me zbatimin e kësaj marrëveshjeje për herë të parë do të bëhet ndarja konkrete e grupeve të armatosura që respektojnë armëpushimin dhe grupet terroriste që veprojnë në Siri.

Lavrov gjithashtu ka thënë se paralajmërimi i zgjerimit të sanksioneve amerikane kundër Rusisë nuk do të përmirësojnë atmosferën në marrëdhëniet midis dy vendeve. Sanksionet kundër Rusisë u vendosën për shkeljet e armëpushimit në Ukrainë, ndërsa Lavrov argumentoi se për implementimin e marrëveshjes së Minskuit, përgjegjëse është Ukraina dhe se sanksionet kundër Rusisë janë të pakuptimta.

Kryediplomati francez, Le Drien, tha se Parisi zyrtar ndan mendimin me Moskën në lidhje me domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër terrorizmit, mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Sirisë dhe nevojën e gjetjes së një zgjidhje paqësore politike të krizës në atë vend.

Forcat ajrore të koalicionit në luftën kundër terroristëve të DEASH-it të udhëhequra nga SHBA-të dy ditë më parë në zonën e Rakka-s rrëzuan një avion të ushtrisë siriane, ndërsa Rusia më pas reagoi ashpër dhe paralajmëroi se tani e tutje të gjithë avionët e huaj në perëndim të Eufratit do të trajtohet si kërcënim dhe si objektiv.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 12657 more Information to that Topic: epavarura.com/lavrov-presim-sqarim-nga-shba-per-rrezimin-e-avionit-ne-siri/ […]

Comments are closed.