Legjioni është pjesë e ushtrisë franceze. Kjo është një njësi moderne profesionale me pajisje të njëjta, strukturë, rregullat dhe mision, si forca të njësive të tjera të ushtrisë. Përbëhet nga legjionarët, vullnetarë nga të gjitha kombet, rajonet dhe religjionet. Këta janë ushtarë elitar në shërbim të Francës, raporton KosovaPost.

Që nga Mbreti Louis Philippe kur më 10 mars 1831 themeloi Legjionin Huaj, në lufta kan rënë më shumë se 35.000 legjionarë. Në Luftën e Parë Botërore, Legjionarët luftuan në shumë beteja kyçe në frontin perëndimor, ku ata lanë 5900 luftëar. Në luftën dytë botërore janë vrarë 9000 ushtarë. Legjioni jofficial kremton 30 prillin, në përkujtim të betejës së famshme të vitit 1863 në Camaron meksikane në mes dy mijë meksikanëve dhe 62 legjionarë, prej të cilëve vetëm dy mbijetuan.

Trajnimi në Legjionin e Huaj është në nivel të lartë. Në dy regjimentet parashutiste, zhvillohet një trajnim themelor më kurs speciale për parashutë që zgjat deri në pesë javë. Për këto disa javë, bëhën të paktën gjashtë kërcime, pas së cilës legjionarët marrin “krahët” e tyre ( shenjën parashutiste ). Secili nga legjionarët gjatë karrierës së tij duhet të kalojnë të paktën një kurs specialistik “Komando”, të mbajtur në disa qendra në të gjithë Francën. Ky trajnim përbëhet nga trajnimi në ngjitje, vendosjen e kurtheve dhe eksplozivt, teknikat luftarake, metodat e luftimit në zonat urbane, kanotazh, not në det pa jelek shpetimi me një pushkë në shpinë .

legioni
Arma themelore tek Legjionarët është pushka automatike FAMAS kalibrit 5.56 mm, e projektuar në fillim të 80-së, përbërë nga plastika dhe fijet qelqi. Ajo është e ngjashme me pushkën automatike angleze, edhe pse është shumë më e leht dhe ka dorezë më të gjatë. Pushka mund të rregullohet të nxjerr gezhojat në të majtë dhe në të djathtë. Gjithashtu, mund të gjuaj më granata dhe projektil anti-tank nga 500g. Ngjashëm me pushkën M-16, është shumë e ndjeshme ndaj pluhurit, rërës dhe mbeturinat e tjera, andaj dhe kërkon trajtimin e duhur.

Çdo legjionar ka të drejtë në pushim vjetor prej 15 ditësh (në vitin e parë të kontratës), ndërsa pushimin për 45 ditë, pas vitit te pestë të periudhës së kontratës. Gjatë pushimit Legionari nuk guxon të lënë territorin francez dhe duhet të paraqitet në njësinë e tij. Pagat në Legjionin janë të përcaktuara në mënyrë rigoroze dhe nuk janë një sekret. Paguhen një herë në muaj në të holla në dor, ngase është e ndaluar të hapet ndonjë llogari bankare. Përfitimet mujore shkojnë nga 975 euro për legjionar të zakonshëm, deri në 1,372 euro për legjionarë më rang në trupë. Paga varet nga njësiti apo regjimentit ku legjionari shërben, si dhe angazhimit luftarak. Në rast se regjimenti angazhohet në një mjedis luftarak, paga e tij mund të jetë e dyfishuar.

Pas të paktën tre viteve të shërbimit besnik në Francë, çdo legjionar mund të kërkojë marrjen e shtetësisë franceze. Para së gjithash, çdo legjionar është një vullnetar, i cili me dëshirë bashkohet kësaj njësie ushtarake, duke pranuar të gjitha përgjegjësitë dhe rreziqet. Më shpeshti regrutohen njerëzit të cilët të në një farë mënyre ikun larg nga e kaluara e tyre. Më së shumti kandidojnë vullnetarët nga Evropa Lindore që nga viti 1945, dhe ish-Jugosllavia – në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Nga zona të tjera, vijnë kryesisht njerëz të klasës së mesme të cilët janë të pakënaqur me jetën e tyre dhe që kërkojnë aventura në Legjion.

Pjesëmarrja në luftëra:
• 1914: Lufta I botrore , legjionet luftuan në Francë
• 1939-1945: II botrore, angazhohet në Norvegji, Libi, Tunizi, Itali dhe Gjermani
• 1945: fillimi i luftës në Indokinë (beteja të Pu Tong Hoa dhe Dien Bien Pua)
• 1954: rikthimi në Algjer, si forca te sigurisë ishin vazhdimisht të pranishme deri në vitin 1962.
• 1962: pas largimit nga Algjeria, regjimentët u vendosën në Xhibuti, Madagaskar, Tahiti dhe French Guiana 1969-1970: dy regjimente të angazhuar në operacionet në Çad, 1978: liriuan qindra evropianë nga vdekja e sigurt në Zaire: sot përfshihen në misionet paqeruajtëse në gjithë botën.
Linku për kandidatët

http://www.diplomatie.gouv.fr/fr/venir-en-france/formalites-d-entree-en-france/

Kushtet për pranim në njësitë në Legjion të huaj janë:

• Kandidati duhet të jetë në mes të 17 dhe 40 vjeç,
• Disa nga dokumentet e vlefshme të identifikimit, dhe
• Të jetë i aftë fizikisht

Gjuha Frënge, është gjuha zyrtare e Legjionit, ajo mësohet gjatë fazës së përshtatjes, dhe pothuajse të gjithë anëtarët e njësisë pas vitit të parë krejtësisht të zotërojnë gjuhën. Pranimi i rekrutëve të mundshme bëhët në 16 qendrat e rekrutimit të vendosura në të gjithë Francën. Në këto qendra rekrutimi janë kryer inspektimi dhe testimet, në radhë të parë testet të natyrës mjekësore. Pas këtij shqyrtimi, rekrutët janë dërguar në qendër të Aubagne, 15 km në lindje të Marsejës, ku gjindet selia e komandës së Legjionit të huaj. Në këto qendëra rekrutët janë nënshtruar testeve të ndryshme, anketa dhe intervista, të cilat zgjasin rreth tre javë. Nëse keni përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara me nënshkrimin e kontratës pesë-vjeçare rekrutët bëhën zyrtarisht Legjionar. Pas nënshkrimit të kontratës legjionarët dërgohen për trajnimin bazë në qendrën kryesore të trajnimit Kastelnaudari, 50 km nga Toulouse. Këtu bëhën trajnimet themelore për marrjen e fuqisë dhe qëndrueshmërisë, kalojnë trajtimin e llojeve të ndryshme të armëve, mbijetesës në kushte fushore, marshime .

Gjatë kësaj faze trajnimi do të kryhen dhe testimet e forcës fizike, disa prej tyre janë: 8 km marshim më pesh 12kg në shpinë, e cila duhet të përfundojë për një orë, vrapim 12 minuta (distanca mbi 2800m është një rezultat i mirë), ngjitje në litar 6m pa përdorur këmbët, vrapim me një thes me rërë 40 kg të rëndë, brenda 20 sekonda dhe kështu me radhë. Në këto teste, nuk ka të rënë dhe të gjithë vazhdojnë trajnimët në regjimente e tyre luftarake. Pas përfundimit të trajnimit bazë legjionarët janë klasifikuar në një nga 11 njësitë e Legjionit të Huaj. Pas 20 viteve të shërbimit, legjionari ka të drejtë për një pension të jetës dhe kujdesin shëndetësor. Pensioni paguhet edhe jashtë vendit. Përveç kësaj, pas dy viteve të shërbimit, Legionari fiton të drejtën e shtetësisë franceze. Për të plagosurit dhe legjonaret me aftësi të kufizuara, ekzistojnë një numër institucione që kujdesen për jetën në raste të tilla.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 23865 additional Info to that Topic: epavarura.com/legjioni-te-huajve-keto-jane-kushtet-nese-doni-te-jeni-pjese-e-kesaj-ushtrie/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: epavarura.com/legjioni-te-huajve-keto-jane-kushtet-nese-doni-te-jeni-pjese-e-kesaj-ushtrie/ […]

Comments are closed.