Pas vrasjes së afro-amerikanit Keith Lamont Scott nga policia në qytetin Charlotte të Karolinës së Veriut në SHBA, 9-vjeçarja afro-amerikane, Zianna Oliphant ka mbajtur një fjalim në kuvendin e qytetit, duke e tërhequr me fjalë prekëse vëmendjen e opinionit amerikan dhe atij botëror lidhur me dhunën policore dhe racizmin, raporton Anadolu Agency (AA).

Fjalimin që e mbajti vogëlushja Oliphant e përlotur para anëtarëve të kuvendit, qindra qytetarëve, familjes dhe shokëve, ka bërë bujë në mediat amerikane.

Gjatë fjalës së saj, Oliphant tha: “Nuk duhet të jemi të detyruar të protestojmë se po na trajtoni në mënyrë të gabuar. Po e bëjmë sepse duhet dhe kemi të drejtë. Ne jemi të zinj dhe kështu duhet ta ndiejmë veten. Është turp që baballarët dhe nënat tona vriten dhe nuk do të mund t’i shohim më. Është turp që detyrohemi të shkojmë te varret e tyre”.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 20038 more Information on that Topic: epavarura.com/leksion-mbi-racizmin-nga-vogelushja-9-vjecare/ […]

Comments are closed.