Përkthimi në gjuhën ruse i një libri mbi islamofobinë përurua në një ceremoni në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë.

Një numër i figurave politike, shkencore dhe fetare të Rusisë kanë qenë të pranishëm në ceremoni.

Titulluar “Islamofobia: mes Konfrontimit, Bashkëpunimit dhe Misionet e Pritshme”, libri shkruar nga Ekmeledin Ihsanoglu diskuton tetë pikat kryesore në luftën kundër Islamofobisë.

Ai theksoi nevojën për bashkëpunim global për çrrënjosjen Islamofobisë dhe diskriminimit ndaj njerëzve për shkak të fesë së tyre.

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) e ka publikuar veprën në gjuhën angleze në vitin 2013.

Versioni i përkthimitrus në gjuhën ruse është publikuar me përkrahjen e Popov Veniamin V, Ambasador, Koordinator i Grupit të Vizionit Strategjik “Bota e Rusisë-Islamike”.

Ekmeledin Ihsanoglu është një akademik turk, politikan dhe diplomat i cili ishte Sekretar’ i Përgjithshëm i OIC (Organizatës së Bashkëpunimit Islamik) nga viti 2004 deri në vitin 2014.

Ai është gjithashtu autor dhe redaktor i revistave akademike dhe librave në anglisht, turqisht dhe arabisht.

Burimi : IQNA News

8 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/libri-kunder-islamofobise-perurohet-ne-moske/ […]

Comments are closed.