Mediat turke kanë raportuar se gjashtë komandantë të lartë të ushtrisë turke janë arrestuar në lidhje me grusht shtetin e dështuar që filloi natën e të premtes, përfshirë gjeneralin Akin Öztürk, i cili në vitin 1990 ka shërbyer si atashe në Izrael, njofton gazeta izraelite Haaretz.

Öztürk, i cili më vonë ka shërbyer si komandant i forcave të ajrosura turke, ka shërbyer në ambasadën turke në Tel Aviv prej viteve 1998 deri 2000.

Komandanti 64-vjeçar dha dorëheqje në cilësinë e komandantit të forcave ushtarake vitin e kaluar, por ka vazhduar të shërbejë në Këshillin e Lartë Ushtarak të Turqisë.

Edhe pse konsiderohet si armik i autoriteteve turke, veçanërisht presidentit Recep Tayip Erdogan, para përpjekjes së grusht shtetit të së premtes është njohur si lider i shquar ushtarak, me disa medalje të fituara nga forcat ajrore si dhe nga NATO, njofton faqja e internetit Ynet.

Prokuroria turke ka njoftuar se gjenerali Öztürk dhe partnerët e tij, do të gjykohen nën akuzat për tradhti.

Kryeministri turk Binali Yildirim ka thënë për televizionin publik turk se komplotistët nuk do t’i nënshtrohen dënimit me vdekje, por ka shtuar se autoritetet do të marrin në konsideratë ndryshimet legjislative për të parandaluar ngjarje të tilla si tentim për grusht shtet në të ardhmen.

Të paktën pesë gjeneralë tjerë janë arrestuar në lidhje me grusht shtetin, përfshirë komandantin e Armatës së dytë, gjeneral Adem Hudutin (me origjinë shqiptare) i cili është zyrtari më i lartë i arrestuar deri më tani. Armata e dytë me bazë në Malatya, mbron kufinjtë e Turqisë me Sirinë, Irakun dhe Iranin. Komandanti i garnizonit ushtarak të Malatya Avni Angun, dhe komandanti i armatës së tretë Erdal Öztürk po ashtu janë arrestuar, njofton Hurriyet.

Policia turke të shtunën ka arrestuar po ashtu edhe Alparslan Altan, anëtar i gjykatës më të lartë të vendit, njofton CNN turk

10 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 86432 more Information on that Topic: epavarura.com/lideri-grushtit-te-shtetit-ne-turqi-ish-atashe-ushtarak-ne-izrael/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/lideri-grushtit-te-shtetit-ne-turqi-ish-atashe-ushtarak-ne-izrael/ […]

Comments are closed.