Lideri i rizgjedhur i laburistëve në Angli, Jeremy Corbin, pretendon se sulmet terroriste më 11 shtator 2001 në SHBA kanë qenë manipulime të Perëndimit.

Sipas tij, ky ka qenë manipulim në mënyrë që të mund të fillohet lufta në Afganistan.

Corbin këtë e ka thënë në një seri artikujsh që i ka shkruar para 12 vjetësh por tani janë publikuar nga mediat britanike.

Lideri i Partisë Laburiste, në këta artikuj ka kritikuar ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-presidentin amerikan George W. Bush, per të cilët ka thënë se shfrytëzuan sulmet e 11 shtatorit për të filluar luftën, shkruan “The Telegraph”.

“Pas 11 shtatorit, pretendimet se përgjegjës për sulmet është Osama Bin Laden dhe Al Kaeda janë paraqitur shpejt dhe me zë të lartë. Kjo është kthyer shpejt në një sulm ndaj talebanëve dhe pastaj, edhe ndryshimi i regjimit në Afganistan”, shkroi Corbin në një artikull për “Morning Star” më 2003.

“The Telegraph” shkruan se në disa shkrime të tija të mëhershme, ai kishte vërtetuar teorinë konspirative për “Rendin e Ri Botëror”.

Konspiracioni i “Rendin e Ri Botëror” shpesh lidhet me teori të të ashtuquajturit “Iluminati” dhe flet për një “qeveri totalitare botërore”.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: epavarura.com/lideri-laburist-anglez-sulmet-e-11-shtatorit-manipulime-te-perendimit/ […]

Comments are closed.