BOTA

Liga Araba: Ndërkombëtarët të mbrojnë të drejtat e popullit palestinez kundër tiranisë së Izraelit

Njësia e Ligës Arabe për Palestinën dhe Territoret e Pushtuara Arabe publikoi të mërkurën një komunikatë të shkruar me rastin e 71-vjetorit të Ditës së Nakbas (Fatkeqësia e Madhe).

“Efektet negative të Nakbas trashëgohen brez pas brezi mbi popullin palestinez, ndërsa dhimbja e kësaj fatkeqësie të madhe duket qartazi në kampet e palestinezëve në shtetet arabe”, theksohet në komunikatën e Ligës Arabe.

Pasi tërheq vëmendjen se zbatimet kundër Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) janë bërë për të ndërprerë ndihmat për refugjatët palestinezë, komunikata në fjalë rikujton se populli i Palestinës ballafaqohet ende me vështirësi dhe sfida të mëdha pavarësisht se kanë kaluar 71 vite që nga themelimi i shtetit okupator të Izraelit.

Liga Arabe u bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe OKB-së për të ushtruar presion real dhe konkret ndaj Izraelit që ai t’u japë fund sulmeve dhe qëndrimeve armiqësore ndaj popullit palestinez.

Data që pason pavarësimin e Izraelit në territoret palestineze më 14 maj 1948 emërtohet si Dita e Nakbas.

Simbol i emigrimit të detyruar, plaçkitjeve dhe masakrave për palestinezët, Nakba përfaqëson një dhimbje që nuk shuhet prej tashmë 71 vitesh. Kjo është edhe arsyeja që palestinezët e përmendin 15 majin me këtë emër, i cili do të thotë “Fatkeqësi e Madhe”./trt

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com